LinkButtonLinkButton

Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për të punësuarit dhe subjektet tatimpaguese

Kontaktet
E-mail:  info@akshi.gov.al
Adresa:  Rruga "Papa Gjon Pali II" Nr. 3 Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për të punësuarit dhe subjektet tatimpaguese
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: ikub INFO shpk
Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për të punësuarit dhe subjektet tatimpaguese

Click here to read the description of this e-service in English.
Në zbatim të Ligjit nr. 43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike”, të ndryshuar, nenit 19, Ligjit nr.9880, “Për Nënshkrimin Elektronik” të ndryshuar, si dhe Ligjit nr.107/2015, “Për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara” të ndryshuar, AKSHI zhvillon, administron, dhe mirëmban Infrastrukturën e Çelësit Publik (PKI) dhe menaxhon certifikatat dixhitale X.509 të Nënshkrimit Elektronik. Nënshkrimi Elektronik janë të gjitha të dhënat në formë elektronike, të cilat u bashkëlidhen ose shoqërojnë logjikisht të dhëna të tjera elektronike, që shërbejnë si një mënyrë e vërtetimit të identitetit të nënshkruesit dhe vërtetësisë së dokumentit të nënshkruar. Aplikimi për Nënshkrimin Elektronik mund të kryhet për profilet e mëposhtme: - Profesionist i punësuar - Profesionist i palicencuar - Profesionist i licencuar - Administrator - Drejtues Ekzekutiv

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues

Hapat e procedurës
-Identifikohuni si qytetar/biznes në portalin e-Albania; -Zgjidhni shërbimin "Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për të punësuarit dhe subjektet tatimpaguese"; -Klikoni butonin "Përdor"; -Zgjidhni profilin për të cilin do të dërgoni aplikimin; -Plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; -Pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës, mund të shkarkoni mandatin e pagesës me të cilin mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën e tarifës ose për të vijuar me pagesën online duke klikuar butonin “Pagesë online”; -Nëse zgjidhni "Pagesë online" mund të vijoni me mënyrën e pagesës përmes kanalit bankar e-banking ose përmes një karte krediti/debiti; -Nëse zgjidhni të vijoni pagesën përmes kanalit bankar e-banking në hapat e ardhshëm zgjidhni bankën nga e cila do të bëni pagesën, tek e cila duhet të keni llogarinë tuaj. (Aktualisht është e ndërlidhur Banka Kombëtare Tregtare, Union Bank, OTP Bank, AlPay dhe Pago ); -Vijoni me ndjekjen e udhëzimeve deri në finalizimin e urdhërpagesës; -Më pas duhet të vijoni me kryerjen e pagesës në aplikacionin bankar të shkarkuar në telefonin tuaj; -Nëse zgjidhni të vijoni pagesën përmes një karte krediti/debiti zgjidhni "Pagesë me kartë krediti/debiti"; -Në hapat e ardhshëm zgjidhni kanalin bankar "Credins"; -Pagesa në këtë kanal bankar kryhet edhe me karta të leshuara nga banka të tjera të nivelit të dytë; -Kujdes! Për pagesat e kryera nëpërmjet kanalit bankar me kartë krediti/debiti i shtohet vlerës së shërbimit dhe një komision shtesë me vlere 3% të kostos totale, për t'u paguar; Urdhërpagesa është e vlefshme për t'u paguar brenda 24h; - Kur kërkesa është e saktë dërgohet në Drejtorinë e Sigurisë e-Gov, në sektorin e fushës së PKI-së dhe procedohet nga specialistët e fushës së Infrastrukturës dhe Çelësave Publikë. -Në rast se validiteti i licencave të siguruara nga ju gjatë aplikimit tuaj për pajisje me nënshkrim elektronik përfundojnë më parë se 365 ditë nga dita e aplikimit, vlefshmëria e nënshkrimit do të jetë deri në ditën e përfundimit të vlefshmërisë së licensës ose pozicionit tuaj në aplikim. - Për Agjentët Doganorë në rast se nuk mund të paraqiteni personalisht për tërheqjen e nënshkrimit mund të autorizoni një palë të tretë nëpërmjet një prokure të posaçme/përgjithshme të firmosur pranë noterit. Sqarim: Aplikimi për shtetasit e huaj duhet të kryhet nëpërmjet llogarisë së biznesit të regjistruar në portalin e-Albania. Informacion Lutemi të tregoni kujdes në të dhënat e vendosura në aplikimin tuaj për nënshkrimin elektronik pasi bazuar në ligjin Nr. 9880, datë 25.02.2008, neni 25, pika 2, këto të dhëna  duhet të konfirmohen nga organet përgjegjëse për lëshimin e tyre. Në raste pasaktësie të dhënash si: - Plotësimi i gabuar i numrit të licencës  - Plotësimi i gabuar i institucionit lëshues  - Licencën e ushtrimit të profesionit e parinovuar ose joekzistente Shuma e plotë e shërbimit do të tarifohet dhe nuk mund t’ju rimbursohet! KUJDES: Mandatpagesa duhet të përmbajë si të dhëna të detyrueshme në përshkrimin/detajet e pagesës: - Emër, Mbiemër të aplikantit për të cilin është kryer pagesa; - Kodi 1087006 si institucion përfitues i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit; - Kodi 7113099 i llogarisë ekonomike së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Këto të dhëna gjenden edhe në faturën e arkëtimit në fushën “Kostot” më poshtë. *Modifikimi i të dhënave pas gjenerimit të mandatpagesës nga banka përkatëse, përbën falsifikim dhe do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
1-vjeçar

Kostot
4800 lekë (Shkarkoni faturën)

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al ose vizitoni https://akshi.gov.al/nenshkrimi-elektronik-per-subjektet-private/
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin