LinkButtonLinkButton

Aplikim për transformim të regjistrimit ndërkombëtar në aplikim kombëtar të markës tregtare

Kontaktet
E-mail:  info@dppi.gov.al
Adresa:  Bulevardi “Zhan D’Ark”, Prona nr. 33, Shtëpia e Ushtarakëve, Tiranë Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Fastech sh.p.k.
Aplikim për transformim të regjistrimit ndërkombëtar në aplikim kombëtar të markës tregtare
Nëpërmjet shërbimit elektronik "Aplikim për transformim të regjistrimit ndërkombëtar në aplikim kombëtar të markës tregtare " jepet mundësia e aplikimit online për qytetarët dhe subjektet për të shpëtuar regjistrimin e markës në një vend të caktuar, në rast se kjo markë është refuzuar në vendin e origjinës. Në rast se regjistrimi ndërkombëtar është anuluar, me kërkesë të Zyrës së Origjinës, sipas nenit 6 (4), përsa u përket të gjitha ose disa mallrave dhe shërbimeve listuar në regjistrin e përmendur, personi, i cili është mbajtës i regjistrimit ndërkombëtar, depoziton një aplikim për regjistrimin e të njëjtës markë pranë zyrës së çdo Pale Kontraktuese, në territorin e së cilës regjistrimi ndërkombëtar ka efekt, që aplikimi do të jetë trajtuar sikur ai të jetë depozituar në datën e regjistrimit ndërkombëtar. Në qoftë se regjistrimi ndërkombëtar gëzon prioritet, do të gëzojë të njëjtin prioritet, sipas kushteve të përcaktuara në nenin 9quinquies të Protokollit të Madridit. Baza ligjore: Regjistrimi ndërkombëtar i një marke mund të transformohet në aplikim për markë kombëtare, sipas nenit 9quinquies, të Protokollit të Madridit, si dhe sipas kushteve dhe mënyrës së përcaktuar në VKM Nr. 315, datë 31.05.2018 "Për miratimin e Rregullores për Markat". - Ligji Nr. 9947, datë 07.07.2008 "Për Pronësinë Industriale", i ndryshuar; - Ligji Nr. 44, datë 30.04.2015 "Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë"; - VKM Nr. 315, datë 31.05.2018 "Për miratimin e Rregullores për Markat"; - VKM Nr. 883, datë 13.05.2009 "Për miratimin e tarifave për regjistrimin e objekteve të Pronësisë Industriale", i ndryshuar; Klikoni këtu për shkarkimin e faturës së arkëtimit, për kryerjen e pagesës për shërbimin.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentacioni që ngarkohet nga aplikanti: - Autorizimin e përfaqësimit kur aplikimi depozitohet nga përfaqësuesi i aplikantit; - Dokumenti që vërteton se aplikimi ndërkombëtar është anuluar nga OBIP-ja, bazuar në kërkesën e zyrës së origjinës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për transformim të regjistrimit ndërkombëtar në aplikim kombëtar të markës tregtare "; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat kryesore për subjektin aplikues, ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm dhe dërgoni aplikimin; - DPPI verifikon përputhshmërinë ligjore të kërkesës dhe përpilon aktin administrativ përkatës; - Pas shqyrtimit të kërkesës aplikanti pajiset me dokumentin përkatës, të miratimit ose refuzimit të saj në rubrikën "Hapësira ime", "Dokumentet e mia" të llogarisë në portal.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
261 ditë

Periudha e vlefshmërisë
10 vjet

Kostot
7000 lekë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin