Nëpërmjet shërbimit elektronik "Aplikim për regjistrim të markës tregtare" jepet mundësia e aplikimit online për qytetarët dhe subjektet për të kryer aplikimin për regjistrimin kombëtar të markës tregtare. Subjektet e interesuara mund të mbrojnë markat tregtare nëpërmjet regjistrimit të tyre në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI). Regjistrimi i markës siguron mbrojtjen ligjore të saj për përdorimin ekskluziv në treg dhe mbrojtjen nga falsifikimi.
1. Mbrojtja e një marke kolektive që shërben për të dalluar mallrat ose shërbimet e anëtarëve të një shoqate apo çdo forme tjetër organizimi ligjor, krijuar mes subjekteve tregtare që prodhojnë mallra, ofrojnë shërbime ose tregtojnë mallra ose shërbime të të tjerëve. Ky organizim i subjekteve tregtare është pronari i markës kolektive.
2. Mbrojtja e markave certifikuese është marka, e cila tregon se mallrat ose shërbimet për të cilat ajo përdoret janë të certifikuara nga pronari i markës për origjinën e tyre, materialin e përdorur, mënyrën e përgatitjes së produktit ose ofrimit të shërbimit, cilësinë, saktësinë dhe për cilësi të tjera. Pronari i markës certifikuese nuk ka të drejtë ta përdorë atë për mallra ose shërbime, të cilat ai i hedh në treg. Persona të tjerë mund të përdorin markën certifikuese me autorizim të pronarit të markës dhe nën kontrollin e tij.
Baza ligjore:
- Ligji Nr. 9947, datë 07.07.2008 "Për Pronësinë Industriale", i ndryshuar;
- Ligji Nr. 44, datë 30.04.2015 "Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë";
- Ligj nr. 119/ 2014 “Për të drejtën e informimit”
- VKM Nr. 315, datë 31.05.2018 "Për miratimin e Rregullores për Markat";
- VKM Nr. 883, datë 13.05.2009 "Për miratimin e tarifave për regjistrimin e objekteve të Pronësisë Industriale", i ndryshuar.
Klikoni këtu për shkarkimin e faturës së arkëtimit, për kryerjen e pagesës për shërbimin.Dokumentacioni i nevojshëmDokumentacioni që ngarkohet nga aplikanti:
- Autorizim i përfaqësimit (kur kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i aplikantit);
- Dokumenti i prioritetit nëse pretendohet për prioritet;
- Dokumenti i pagesës së tarifës përkatëse;
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrim të markës tregtare";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat kryesore për subjektin aplikues, ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm dhe dërgoni aplikimin;
- DPPI verifikon përputhshmërinë ligjore të kërkesës dhe përpilon aktin administrativ përkatës;
- Pas shqyrtimit të kërkesës aplikanti pajiset me dokumentin përkatës, të miratimit ose refuzimit të saj në rubrikën "Hapësira ime", "Dokumentet e mia" të llogarisë në portal.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit261 Ditë
Periudha e vlefshmërisëCertifikata siguron të drejtën e pronësisë mbi markën për një periudhë 10-vjeçare me të drejtë ripërtëritjeje çdo 10 vjet, për gjithë jetën.
KostotRegjistrimi kombëtar i markës individuale
7000 lekë;
Regjistrimi kombëtar i markës kolektive ose certifikuese
8000 lekë;
Për çdo klasë shtesë
2500 lekë;
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al