Shërbimi elektronik "Kundërvajtje rrugore OASH" ju mundëson kundravajtësve të cilët nuk dëshirojnë të parqiten fizikisht pranë Organeve Administrative Shtetërore dhe kërkojnë që vendimi për kundravajtjen e tyre të merret në mungesë si dhe informacioni të transmetohet në format digjital elektronik nëpërmjet llogarisë së tyre në portalin e-Albania.
Patrulla e policisë rrugore konstaton kundravajtjet rrugore të cilat janë objekt i shqyrtimit nga ana e Organeve Administrative Shtetërore që funksionojnë në çdo Drejtori Vendore te Poliocisë. Kundravajtesi mund të kërkojë duke shënuar në procesverbalin e konstatimit që kjo kundërvajtje të shqyrtohet në mungesë duke kryer shënimin përkatës në procesverbal. Sipas procedurave administrative të përshkruara në legjislacionin rrugor brenda afateve ligjore kjo kundravajtje shqyrtohet dhe i dërgohet online në llogarinë e kundravajtesit në portalin e-Albania;
Nëse kundravajtesi kërkon që shqyrtimi në mungesë të kryhet, ai mund të njoftojë nëpërmjet portalit e-Albania, OASH respektive duke klikuar dhe duke ngarkuar edhe dokumenta shtesë të cilat i dërgohen të skanuara OASH-së respektive.
Brenda një afati të përcaktuar prioritar OASH merr vendimin sipas akteve dhe normave të sjelljes dhe vendimi bëhet i lexueshëm dhe i shkarkueshëm në llogarinë e kundravajtësit.
Dokumentacioni i nevojshëm
- Procesverbali i konstatimit të shkeljes;
- Çdo dokument tjetër i cili mund të dërgohet nëpërmjet portalit e-Albania tek OASH dhe që mund të ndikojë në përmirësimin e Gjykimit Administrativ të kundravajtjes së kryer
Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Kundërvajtje rrugore OASH";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Brenda një afati të përcaktuar prioritar OASH merr vendimin sipas akteve dhe normave të sjelljes dhe vendimi bëhet i lexueshëm dhe i shkarkueshëm në llogarinë tuaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
Periudha e vlefshmërisëSipas afateve të përcaktuara në Kodin Rrugor
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al