Klikoni këtu për të shkarkuar manualin e përdorimit të shërbimit.
Shërbimi “Aplikim për Ekspert Gjykate”, i mundëson të gjithë të interesuarve të aplikojnë për të qenë pjesë e Regjistrit Elektronik të Ekspertëve për një ose me shumë fusha ekspertize, duke përcaktuar gjithashtu dhe Gjykatën/at për të cilat janë të disponueshëm.
Ky shërbim është në kuadër të krijimit, funksionimit, administrimit dhe vënies në dispozicion të publikut të Regjistrit Elektronik të Ekspertëve, si detyrim i Ministrisë së Drejtësisë bazuar në Ligjin nr. 38/2017 “Për disa ndryshime në ligjin nr.8116 datë 29.3.1996 “Kodi i Procedurës Civile i RSH, i ndryshuar”, dispozita 224/d “Regjistri Elektronik i Ekspertëve", përveç kur janë kushtet e parashikuara në nenin 224/d, pika 2, të këtij Kodi, si dhe në Udhëzimin e Ministrisë së Drejtësisë Nr. 10619/9, datë 19.10.2018 “Për krijimin, administrimin dhe vënien në dispozicion për publikun të Regjistrit Elektronik për Ekspertët”.
Synimi është krijimi i një regjistri online të ekspertëve për të rregulluar mënyrën se si ata do të thirren nga gjykata, si një risi për praktikën gjyqësore shqiptare pasi disiplinon procesin, shmang abuzimet e mundshme dhe rrit cilësinë, efektivitetin dhe transparencën e caktimit të ekspertëve. Me anë të këtij shërbimi do të mundësohen të gjithë informacionet e nevojshme si nga ana manaxheriale, monitoruese si dhe informuese për publikun dhe grupet e interesit.
Pasi të plotësohen të dhënat dhe dokumentacioni i kërkuar nga ana e aplikantit, do të realizohet administrimi dhe shqyrtimi i dokumentacionit të depozituar për t’u regjistruar si pjesë e Regjistrit Elektronik të Ekpertëve, që thirren nga Gjykatat Civile apo Administrative për çështje të caktuara gjyqësore bazuar në fushat e tyre të ekspertizës dhe vendit ku ata punojnë, nga strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Drejtësisë.
Aplikantit, në hapësirën tij në e-Albania, do t’i jepet mundësia të aplikojë për ekspert gjykate, si të njoftohet për statusin e aplikimit të tij. Aplikimi është i ndarë në katër (4) seksione të tilla si më poshtë:
1. Të dhënat personale të ekspertit
Ky seksion është i plotësuar automatikisht me të dhënat nga llogaria e përdoruesit. Fushat që gjenden në këtë seksion nuk janë të editueshme. Ato mund të editohen në faqen kryesore duke klikuar “Hapësira ime” dhe më pas “Ndrysho të dhënat e llogarisë”.
2. Formimi profesional
Në këtë seksion aplikantit i jepet mundësia të përzgjedhë NIPT-in nëpërmjet të cilit shfaqen licencat përkatëse me nr. e licencës, datën e lëshimit, datën e përfundimit dhe fushën e ekspertizës. Për secilën licencë mund të zgjidhet autoriteti lëshues dhe të ngarkohet kopja e licencës përkatëse. Gjithashtu jepet mundësia e shtimit të licencave të tjera përveç atyre që shtohen nga përzgjedhja e NIPT-it.
3. Të dhënat e aplikimit
Në këtë seksion aplikanti duhet të vendosë vitet e përvojës profesionale si dhe vitet e përvojës si ekspert në gjykatë. Gjithashtu mund të shtojë më shumë se një (1) gjykatë ku ka qënë i disponueshëm.
4. Dokumenta
Seksioni i dokumentave është i përbërë nga lista e dokumentave të detyrueshme për tu ngarkuar.
Përveç aplikimit për ekspert gjykate, aplikanti ka të drejtë të shohë listën e aplikimeve të tij dhe detajet për secilin aplikim. Gjithashtu, mund të shohë listën e çështjeve gjyqësore ku ka qënë pjesëmarrës me detajet përkatëse, ku këto çështje mund të aprovohen ose refuzohen në kushte të caktuara.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Vërtetimi i gjendjes gjyqësore |
1. Vërtetim mbi përvojën profesionale si ekspert në fushën specifike apo të ngjashme |
2. Vërtetim nga gjykata për zotërimin e aftësise së plotë për të vepruar |
2. Vërtetim mbi trajnimin profesional në fushën përkatëse |
|
3. Kopje të librezës së punës apo librezës së sigurimeve shoqërore ku të përfshihen të dhënat që vërtetojnë pagesën e kontributeve shoqërore |
|
4. Jetëshkrim |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës. Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për Ekspert Gjykate”;
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin përkatës elektronik;
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit60 ditë
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al