LinkButtonLinkButton

Aplikim për provim shteti / Application for state exam

Kontaktet
Tel:  +355 4 2419257
Adresa:  Bulevardi Zhan D’Ark nr.23, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: ikub INFO shpk
Aplikim për provim shteti / Application for state exam
Shërbimi elektronik “Aplikim për provim shteti” u vjen në ndihmë qytetarëve të aplikojnë për pjesëmarrje në provimin e shtetit. Provimi i shtetit zhvillohet tërësisht përmes teknologjisë digjitale, sipas përcaktimeve të parashikuara në Ligjin Nr.10171, datë 22.10.2009, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Pas përfundimit me sukses të provimit të shtetit, kandidati pajiset me licencën e ushtrimit të profesionit. Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në linkun: http://arsimi.gov.al dhe Qendrës së Shërbimeve Arsimore në linkun: http://qsha.gov.al The electronic service “Application for state exam” helps citizens to apply for participation in the state exam. The state exam is conducted entirely through digital technology, according to the provisions provided in Law No. 10171, dated 22.10.2009, “On regulated professions in the Republic of Albania”, as amended. After the successful completion of the state exam, the candidate is provided with a license to practice the profession. For more information, visit the official website of the Ministry of Education and Sports at link: http://arsimi.gov.al and the Center for Educational Services at link: http://qsha.gov.al

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti: - Diploma/diplomat e programit të studimeve për profesionin/profilin respektiv, Vërtetimin për njohjen dhe njësimin e diplomës në rastet kur studimet janë përfunduar jashtë shtetit; - Dokumentacioni i lëshuar nga institucioni përgjegjës për arkivat që provon lëshimin e diplomës apo dokumentit të barasvlershëm me të, të fituar nga institucioni i arsimit të lartë të mbyllur; - Dokumenti që vërteton e vlefshmërinë e diplomës/diplomave të lëshuar; - Dëshmia e pjesëmarrjes në praktikën profesionale të lëshuar nga UP-ja ose në mungesë të UP-së, nga institucioni kompetent për kryerjen e praktikës, ku përcaktohet edhe kohëzgjatja. Documents to be uploaded by the applicant: - Diploma/diplomas of the study program for the respective profession/profile / Certification for the recognition and unification of the diploma in cases where the studies were completed abroad; - Documentation issued by the institution responsible for the archives that proves the issuance of the diploma or equivalent document, obtained by the closed higher education institution; - The document certifying the validity of the diploma/diplomas issued; - Evidence of participation in the professional practice issued by the UP or in the absence of the UP, by the competent institution for carrying out the practice, where the duration is also determined.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin “Aplikim për provim shteti"; - Në formularin që ngarkohet, plotësoni të dhënat e nevojshme për regjistrimin në Provimin e Shtetit dhe dërgoni aplikimin; - Aplikimet online për pjesëmarrje në provimin e shtetit aksesohen dhe përpunohen nga UP-të/ autoritetet kompetente. Gjatë aplikimit, kandidati pajiset me një kod unik për të gjurmuar në çdo kohë statusin e aplikimit dhe njoftohet nëpërmjet email për pranimin/ refuzimin, kryerjen e pagesës, konfirmimin/ refuzimin e pagesës. Nëse jeni shtetas i huaj / If you are a foreign citizen: - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për provim shteti" / Select the service "Application for state exam"; - Klikoni butonin "Përdor" / Click the "Use" (Përdor) button; - Përzgjidhni mënyrën e identifikimit: Identifikim si shtetas i huaj / Select the identification method: Identification as a nonresident; - Plotësoni të dhënat tuaja dhe klikoni butonin "Hyr" (Login) / Fill in your details and click the "Login" button; - Plotësoni të dhënat e kërkuara në formular/ Fill in the required data on the form ; - Klikoni butonin "Dërgo" për finalizimin e aplikimit / Click the "Send" button to finalise the application; - Aplikimet online për pjesëmarrje në provimin e shtetit aksesohen dhe përpunohen nga UP-të/ autoritetet kompetente. Gjatë aplikimit, kandidati pajiset me një kod unik për të gjurmuar në çdo kohë statusin e aplikimit dhe njoftohet nëpërmjet email për pranimin/ refuzimin, kryerjen e pagesës, konfirmimin/ refuzimin e pagesës. / Online applications for participation in the state exam are accessed and processed by the UPs/competent authorities. During the application, the candidate is provided with a unique code to track the status of the application at any time and is notified by email of acceptance/rejection, payment, confirmation/rejection of payment.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Aplikimi për pjesëmarrje në provimin e shtetit kryhet menjëherë pas plotësimit të të dhënave dhe ngarkimit të dokumentacionit të kërkuar. Aplikimi online për regjistrim në provimin e shtetit kryhet deri në 4 (katër) javë para fillimit të sezonit të provimit The application for participation in the state exam is carried out immediately after completing the data and uploading the required documentation. The online application for registration in the state exam is carried out up to 4 (four) weeks before the start of the exam season.

Periudha e vlefshmërisë
Aplikimi online për regjistrim në provimin e shtetit kryhet deri në 4 (katër) javë para fillimit të sezonit dhe është i vlefshëm vetëm për sezonin e planifikuar të provimit të shtetit.

The online application for state exam registration is completed up to 4 (four) weeks before the start of the season and is valid only for the scheduled state exam season.

Kostot
Kosto e aplikimit për provimin e shtetit është pa pagesë. Ndërsa kosto e pjesëmarrjes në provim përcaktohet në Vendimin Nr. 560, datë 29.09.2018 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore”, i ndryshuar, sipas herës së pjesëmarrjes në provim.

The cost of applying for the state exam is free. While the cost of participating in the exam is determined in decision no. 560, dated 29.09.2018 of the Council of Ministers “On determining the fees for the services provided by the Educational Services Center”, amended, according to the frequency of participating in the exam.

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al

For any question or uncertainty about the use of the service, please contact at helpdesk@e-albania.al
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin