LinkButtonLinkButton

Rinovimi/Revokimi i Nënshkrimit Elektronik

Kontaktet
E-mail:  info@akshi.gov.al
Adresa:  Rruga "Papa Gjon Pali II" Nr. 3 Tiranë
Rinovimi/Revokimi i Nënshkrimit Elektronik
Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.673, datë 22.11.2017, “Për Riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”, si dhe nenit 19, Ligjit Nr.9980, “Për Nënshkrimin Elektronik” i ndryshuar, si dhe në mbështetje të Ligjit Nr.107/2015, “Për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara”, i ndryshuar, AKSHI zhvillon, administron dhe mirëmban Infrastrukturën e Çelësit Publik (PKI) dhe menaxhon certifikatat dixhitale X.509 të nënshkrimit elektronik. Nënshkrimi Elektronik janë të gjitha të dhënat në formë elektronike, të cilat u bashkëlidhen ose shoqërojnë logjikisht të dhëna të tjera elektronike, që shërbejnë si një mënyrë e vërtetimit të identitetit të nënshkruesit dhe vërtetësisë së dokumentit të nënshkruar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Nuk nevojitet dokumentacion shoqërues për këtë shërbim.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin ""Rinovim/revokim të nënshkrimit elektronik për qytetarët/bizneset"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Përzgjidhni tipologjinë e aplikimit Rinovim apo Revokim i nënshkrimit; - Plotësoni të gjitha fushat e nevojshme të kërkuara në formularin për rinovimin/revokimin e certifikatës; - Klikoni butonin "Dërgo"; - Kërkesa shkon tek Drejtoria e Sigurisë e-gov, në sektorin e fushës së PKI-së, dhe procedohet nga specialistët e fushës së Infrastrukturës dhe Çelësave Publikë; - Në rast se validiteti i licencave të siguruara nga ju gjatë aplikimit tuaj për pajisje me nënshkrim elektronik përfundojnë më parë se 365 ditë nga dita e aplikimit, vlefshmëria e nënshkrimit do të jetë deri në ditën e përfundimit të vlefshmërisë së licensës ose pozicionit tuaj në aplikim. Informacion Lutemi të tregoni kujdes në të dhënat e vendosura në aplikimin tuaj për nënshkrimin elektronik pasi bazuar në ligjin Nr. 9880, datë 25.02.2008, neni 25, pika 2, këto të dhëna  duhet të konfirmohen nga organet përgjegjëse për lëshimin e tyre. Në raste pasaktësie të dhënash si: - Plotësimi i gabuar i numrit të licencës  - Plotësimi i gabuar i institucionit lëshues  - Licencën e ushtrimit të profesionit e parinovuar ose joekzistente Shuma e plotë e shërbimit do të tarifohet dhe nuk mund t’ju rimbursohet!

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
3 - 5 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
1 vit

Kostot
4800 lekë për subjektet private dhe institucionet shtetërore me vetëfinancim. (Shkarkoni faturën)
Shërbimi ofrohet pa pagesë për institucionet shtetërore buxhetore.
Shërbimi i revokimit ofrohet pa pagesë për të gjithë tipologjitë e përdoruesve.

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën pki@akshi.gov.al ose vizitoni http://akshi.gov.al/pki/nenshkrimi-elektronik
Për të kryer aplikimin për rinovimin e Nënshkrimit Elektronik, lutemi të klikoni këtu
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin