Në zbatim të Ligjit nr. 43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike”, të ndryshuar, nenit 19, Ligjit nr.9880, “Për Nënshkrimin Elektronik” të ndryshuar, si dhe Ligjit nr.107/2015, “Për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara” të ndryshuar, AKSHI zhvillon, administron, dhe mirëmban Infrastrukturën e Çelësit Publik (PKI) dhe menaxhon certifikatat dixhitale X.509 të Nënshkrimit Elektronik.
Nënshkrimi Elektronik janë të gjitha të dhënat në formë elektronike, të cilat u bashkëlidhen ose shoqërojnë logjikisht të dhëna të tjera elektronike, që shërbejnë si një mënyrë e vërtetimit të identitetit të nënshkruesit dhe vërtetësisë së dokumentit të nënshkruar.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për punonjësit qeveritarë";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Kërkesa do të dërgohet në Drejtorinë e Sigurisë e-Gov, në sektorin e fushës së PKI-së dhe procedohet nga specialistët e fushës së Infrastrukturës dhe Çelësave Publikë.
- Ju do të njoftoheni me e-mail brenda 10 ditëve pune për marrjen e kredencialeve të nënshkrimit elektronik.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit10 ditë pune
Periudha e vlefshmërisë1-vjeçare
KostotPa pagesë (për institucionet me financim nga buxheti i shtetit)
4800 lekë (për institucionet me vetëfinancim) (
Shkarkoni faturën)
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al ose vizitoni
http://akshi.gov.al/pki/nenshkrimi-elektronik