LinkButtonLinkButton

Aplikim për vlerësimin e ndikimit në mjedis

Kontaktet
Tel:  +355 42 224 537
E-mail:  info@turizmi.gov.al
Adresa:  Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.1. Tiranë Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim për vlerësimin e ndikimit në mjedis
Shërbimi elektronik "Aplikim për vlerësimin e ndikimit në mjedis" ofron mundësinë e sigurimit të mbrojtjes së lartë të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, përmes përfshirjes së çështjeve të mjedisit gjatë hartimit dhe miratimit te zhvillimit të nje projekti me pasoja të mundshme negative në mjedis. Nëpërmjet portalit e-albania mund të dërgohen aplikimet online për: a) VNM e thelluar- Njoftim b) VNM e thelluar për deklaratë Mjedisore c) VNM Paraprake d) Transferimi i Vendimit për VNM paraprake pranë AKM e) Transferimi i deklaratës mjedisore pranë MTM Shërbimi do të kryhet në mbështetje të Ligjit nr. 10440, date 07.07.2011 ‘Per vleresimin e ndikimit ne mjedis’, te ndryshuar; VKM nr. 686, date 29.07.2015 ‘Per miratimin e rregullave, te pergjegjesive e te afateve perzhvillimin e procedures sevleresimit te ndikimit ne mjedis(VNM) dhe procedures se transferimit te vendimit dhe deklarates mjedisore; VKM nr. 247, date 30.04.2014 “Per percaktimin e rregullave, te kerkesave e te procedurave per informimin dhe perfshirjen e publikut ne vendimmarrjen mjedisore”; VKM Nr. 598, datë 1.7.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin e ndikimit në mjedisin ndërkufitar” VKM nr. 912, datë 11.11.2015 “Për miratimin e metodologjisë kombëtare të procesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis” Udhëzim i përbashkët i Ministrit të Mjedisit me Nr.prot. 7938 datë 17.7.2014 dhe Ministrit të Financave me Nr.prot. 10442/1 datë 31.7.2014 “Për përcaktimin e tarifave dhe vlerave përkatëse për shërbimet që kryen ministria e mjedisit për procesin e VNM-së”. Aplikimi online për Transferimin e Vendimit për VNM paraprake pranë AKM kryhet në mbështetje të VKM nr. 714, datë 06.11.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM Nr. 686, datë 29.7.2015 “Për miratimin e rregullave, të përgjegjësive e të afateve për zhvillimin e procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis (vnm) dhe procedurës së transferimit të vendimit e deklaratës mjedisore’”, të ndryshuar” Ligjit Nr. 12/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10440, datë: 07.07.2011, “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis””.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentacionin për secilin tip të lejeve, ju mund ta shikoni këtu: Dokumentacioni i nevojshëm

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për vlerësimin e ndikimit në mjedis "; - Klikoni butonin "Përdor" dhe plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme; - Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit; - Specialistët e autorizuar bëjnë shqyrtimin e kërkesës; - Aplikanti lajmërohet për refuzimin apo miratimin e aplikimit. Në rastin e miratimit, aplikanti pajiset me Vendimin/Deklaratën përkatëse.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Për VNM Paraprake dhe Njoftimin për VNM e Thelluar nevojiten 45 ditë. Për VNM e Thelluar për Deklaratë Mjedisore nevojiten 60 ditë. Për Transferim të Vendimit për VNM paraprake pranë AKM dhe Transferimi të Deklaratës Mjedisore pranë MTM nevojiten 15 ditë.

Periudha e vlefshmërisë
Vendimi për VNM Paraprake dhe Deklaratë Mjedisore janë pa afat, por në bazë të Ligjit Nr. 10440, datë: 07.07.2011, “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” të ndryshuar, Neni 20, Pika 5. Nëse veprimtaria nuk fillon zbatimin në terren brenda 2 vjetëve nga data e miratimit të vendimit për VNM-në, atëherë këto dokumente konsiderohen të pavlefshme dhe procesi i VNM-së fillon nga e para. Njoftimi për VNM e Thelluar është pa afat pasi dokumenti që lëshohet në fund të këtij procesi është domosdoshmëri për Aplikim për Deklaratë Mjedisore.

Kostot
Për procedurën e VNM Paraprake: 30.000 lekë; Për procedurën e Thelluar të VNM: 50.000 lekë. Njoftimi për VNM të Thelluar, Transferimi i Vendimit për VNM Paraprake dhe Transferimi i Deklaratës Mjedisore, nuk kanë tarifë aplikimi.

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin