Shërbimi elektronik “Certifikatë e Gjendjes Gjyqësore (dëshmia e penalitetit)” ju mundëson qytetarëve dhe bizneseve të marrin online certifikatën e gjendjes gjyqësore me vulë elektronike i cili është një dokument që lëshohet për të vërtetuar nëse një person apo nje subjekt ka qënë i dënuar ose jo.
Bazuar në Vendimin Nr. 495, datë 13.09.2017 “Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike” si dhe në ligjin Nr. 9614, datë 21.09.2006 “Për certifikatat elektronike të gjendjes gjyqësore", ky dokument me vulë elektronike i gjeneruar përmes portalit e-Albania ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar ose si biznes në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Certifikatë e Gjendjes Gjyqësore (dëshmia e penalitetit)"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik dhe klikoni “Dërgo”
Dëshmia me vulë elektronike dërgohet në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit3 - 5 ditë nga momenti i hyrjes në Sektorin e Gjendjes Gjyqësore
Periudha e vlefshmërisë3 muaj
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al