Shërbimi elektronik "Certifikatë Rezidence Tatimore" i mundëson tatimpaguesve pajisjen me certifikatën e rezidencës me vulë elektronike, dokumentin vërtetues të pagesës së tatimeve për të ardhurat globale në Shqipëri me qëllim shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në çdo shtet me të cilat Shqipëria ka një marrëveshje/koventë tatimore.
Baza ligjore:
- Ligji nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar;
- Udhëzimi nr. 6, datë 10.02.2004 i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë “Për marrëveshjet bilaterale për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal“.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës - Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Certifikatë Rezidence Tatimore";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Zgjidhni shtetin ku do të depozitohet certifikata e rezidencës;
- Zgjidhni vitin fiskal për të cilën kërkohet certifikata e rezidencës;
- Klikoni butonin "Shkarko dokumentin e vulosur" për të gjeneruar certifikatën me vulë elektronike.
Certifikatën e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaLëshim certifikatë rezidence (AL012044)