Shërbimi "Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëri të bashkëpunimit reciprok," është një shërbim elektronik që u mundëson shoqërive tregtare të aplikojnë online për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëri të bashkëpunimit reciprok. Çdo subjekt, që kryen regjistrimin fillestar, mbart edhe detyrimin të regjistrojë çdo ndryshim në të dhënat e njoftuara dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër, sipas seksionit III të këtij ligji.
Baza ligjore:
- Ligji nr. 8088, datë 21.03.1996, “Për Shoqëritë e Bashkëpunimit Reciprok”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9880 datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”;
- Ligji nr. 10273 datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik” dhe aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Akti i përfaqësimit ose autorizimi nëse aplikanti nuk është përfaqësuesi ligjor i shoqërisë në marëdhënie me të tretë për të kryer aplikimin;
- Dokumentacioni shoqerues, i cili provon të dhënën që regjistrohet (vendimi i organit pergjegjes dhe/ose akti juridik, apo çdo dokumentacion tjetër për ndryshimin e të dhënës që kërkohet të regjistrohet).
- Aktet e tjera të nevojshme për regjistrimin, sipas legjislacionit në fuqi.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-albania;
- Zgjidhni shërbimin " Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëri të bashkëpunimit reciprok;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi subjektin;
- Ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Klikoni butonin “Dërgo kodin e nënshkrimit";
- Vendosni kodin e nënshkrimit dhe kliko butonin “Nënshkruaj”
- Shqyrtimi i aplikimit bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së;
- Pas vlerësimit të aplikimit merret vendimi nga nëpunësi i autorizuar (Pezullim/Miratim/ Refuzim);
- Përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues, me email në mënyrë automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira Ime” në portalin e-Albania;
Kujdes: Aplikanti, duhet të jetë i pajisur me nënshkrim elektronik!Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitQKB, pasi kryen verifikimet përkatëse, sipas nenit 54 të ligjit nr.9723/2007 dhe vëren përmbushjen e kushteve për regjistrim, kryen regjistrimin në regjistër dhe lëshon vërtetimin e kryerjes së regjistrimeve të tjera brenda një afati prej një dite nga data e paraqitjes së aplikimit.
Sqarim: Për aplikimet e kryera gjatë ditëve të pushimit zyrtar afati për shqyrtimin e aplikimin fillon me fillimin e orarit zyrtar të punës për ditën pasardhëse.Periudha e vlefshmërisëNë rastin e miratimit të aplikimit, lëshohet vërtetimi i miratimit të aplikimit, i cili nuk ka afat.
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al