LinkButtonLinkButton

Deklaratë për konfirmimin e kreditimit të llogarisë dhe rregullshmërinë e pagesave në bankat e nivelit të dytë

Kontaktet
E-mail:  kontakt@issh.gov.al
Adresa:  Rruga e Durrësit Nr. 83 Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Deklaratë për konfirmimin e kreditimit të llogarisë dhe rregullshmërinë e pagesave në bankat e nivelit të dytë
Shërbimi elektronik "Deklaratë për konfirmimin e kreditimit të llogarisë dhe rregullshmërinë e pagesave në bankat e nivelit të dytë" u mundëson pensionistëve që tërheqin përfitimin në bankat e nivelit të dytë, të bëjnë deklaratën për konfirmimin e kreditimit të llogarisë dhe rregullshmërinë e pagesave online. Mbështetur në Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe të marrëveshjes nr. 4751/26567, datë 25.05.2017 “Për pagimin e pensioneve dhe përfitimeve të tjera të administruara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore”, me bankat e nivelit të dytë, të gjithë përfituesit që përfitojnë nga skema e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, mund ta tërheqin përfitimin e tyre pranë bankave të nivelit të dytë. Personat që kërkojnë të tërheqin përfitimin e tyre pranë bankave të nivelit të dytë duhet të: - Të kenë një llogari bankare për tërheqjen e përfitimit; - Të nënshkruajnë 2 (dy) herë në vit deklaratën (çdo muaj mars dhe shtator).

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Prokurë e posaçme (në rast se deklarata bëhet nga përfaqësues ligjor).

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Deklaratë për konfirmimin e kreditimit të llogarisë dhe rregullshmërinë e pagesave në bankat e nivelit të dytë"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Përzgjidhni për kë do e bëni aplikimin dhe klikoni butonin 'Aplikim i ri'; - Plotësoni deklaratën për konfirmimin e kreditimit të llogarisë dhe rregullshmërinë e pagesave online dhe dërgoni aplikimin. Deklarata për konfirmimin e kreditimit të llogarisë dhe rregullshmërinë e pagesave mund të bëhet online vetëm një herë në vit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
12 muaj

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin