LinkButtonLinkButton

Aplikim për të fituar të drejtën e ushtrimit të aktivitetit të peshkimit/akuakulturës në ujërat e brendshme

Kontaktet
Tel:  04 2226 911
E-mail:  info@bujqesia.gov.al
Adresa:  Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" Nr 2 Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim për të fituar të drejtën e ushtrimit të aktivitetit të peshkimit/akuakulturës në ujërat e brendshme
Shërbimi elektronik "Aplikim për të fituar të drejtën e ushtrimit të aktivitetit të peshkimit/akuakulturës në ujërat e brendshme", u mundëson subjekteve të aplikojnë online për të fituar të drejtën e ushtrimit të aktivitetit të peshkimit/akuakulturës në ujërat e brendshme. Të drejtën e peshkimit në ujërat e brendshme e gëzojnë subjektet, të cilat duhet të jenë persona, fizikë dhe/ose juridikë, të regjistruar në regjistrin tregtar të Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe që shpallen fitues nëpërmjet procedurës së konkurimit publik. Baza ligjore: - Ligji Nr. 64/2012 "Për peshkimin", i ndryshuar; - Ligji nr. 103/2016, datë 20.10.2016 "Për akuakulturën", i ndryshuar; - Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 712, datë 31.07.2013 "Për përcaktimin e procedurave të konkurimit publik për të drejtën e peshkimit në ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Plani i biznesit për zhvillimin e veprimtarisë së synuar, që duhet të jetë në format PDF dhe deri në madhësinë 25 MB.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për të fituar të drejtën e ushtrimit të aktivitetit të peshkimit/akuakulturës në ujërat e brendshme"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Ngarkoni planin tuaj të biznesit dhe dërgoni aplikimin; - Pas shqyrtimit të dokumentacionit të depozituar nga Komisioni i Vlerësimit të Kërkesave dhe kryerjes së procedurave të vlerësimit, ju do të njoftoheni me e-mail për renditjen në bazë të pikëve të fituara. Njoftimi për shpalljen fitues vendoset në këndin e njoftimeve të ministrisë, si dhe dërgohet për publikim në Buletinin e Njoftimeve Publike.

Periudha e vlefshmërisë
20 vjet për akuakulturën ; 10 vjet për peshkimin artizanal

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ky shërbim nuk mund të përdoret në këtë periudhë. Periudha e aplikimeve ka përfunduar.
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin