Nëpërmjet këtij shërbimi elektronik, titullari i licencës/lejes mund të tërheqë titullin e licencës/lejes me vulë elektronike nëpërmjet portalit e-Albania, bazuar në Ligjin nr. 10081, datë 23/02/2009, “Për Licencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Lëshimi i titullit të licencës/lejes me vulë elektronike";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Konfirmoni numrin e licencës ose lejes për të cilin kërkoni të shkarkoni titullin e licencës/lejes me vulë elektronike;
- Shtypni butonin "Shkarko dokumentin e vulosur";
- Dokumenti i kërkuar do t'ju shkarkohet menjëherë i vulosur elektronikisht.
Dokumentin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisëVlefshmëria e titullit të licencës/lejes me vulë elektronike është e njejtë me vlefshmërinë e përcaktuar në titullin e licencës/lejes.
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al