Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë subjekteve për të aplikuar online për akt-miratim higjieno-sanitar. Të gjithë subjektet shtetërore ose private, të cilat ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve duhet të jenë të pajisur me akt miratimin higjieno-sanitar, i cili është një dokument që lëshohet nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor bën ekspertimin paraprak për subjektin që do të pajiset me akt miratimin higjieno-sanitar, merr masa në mbrojtje të shëndetit publik, apo ushtron kontroll për gjëndjen shëndetësore të punëmarrësve.
Baza ligjore:
- Ligj nr.7643 datë 02.12.1992 “Për inspektimin sanitar” i ndryshuar;
- Udhëzim nr. 510, datë 13.12.20111 “Për inspektimet higjieno-sanitare në funksion të lëshimit të Akt Miratimit Higjieno-Sanitar”;
- Udhëzim nr. 139, date 14.04.20111 “Për lëshimin e Akt Miratimit Higjieno-Sanitar”;
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Akti i regjistrimit të subjektit sipas legjislacionit në fuqi pranë QKB |
1. Planimetria e subjektit nga një subjekt i licensuar. |
|
2. Raporti mjeko-ligjor i punonjësve (KML) |
|
3. Libreza shëndetësore e punonjësve |
|
4. Dokumenti i dezinfektimit të subjektit (Certifikata DDD). |
|
5. Raport analiza e ujit |
|
Për subjekte që ushtrojnë veprimtari në fushën e shëndetit |
|
6. Kontratë për evadimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore |
|
7. Kontrata me një mjek të licencuar për sigurinë e shëndetit në punë |
|
8. Leje e ushtrimit të profesionit lëshuar nga Urdhërat Profesionalë (mjekut, stomatologut, infermierit, farmacistit) |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për akt-miratim higjieno-sanitar”
- Klikoni butonin “Përdor”
- Plotësoni formularin e vetëdeklarimit
- Klikoni “Dërgo” në faqen e fundit të formularit
- Inspektorati Shtetëror Shëndetësor proceson kërkesën tuaj
- Pas kryerjes së inspektimit pranë subjektit tuaj, në rast miratimi të kërkesës për pajisje me aktmiratim higjieno-sanitar, do të njoftoheni për pagesën që do të kryeni
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
Periudha e vlefshmërisëPa afat për sa kohë që subjekti nuk ndryshon të dhënat (NIPT, adresën, administratorin, llojin e aktivitetit etj.)
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al