Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të konsultojnë online kontributet e paguara në mënyrë vullnetare dhe të gjenerojnë vërtetimin me vulë elektronike. Ky shërbim i ofrohet çdo personi që ka bërë sigurim vullnetar, për përfitim nga ligji i sigurimeve shoqërore për pensione.
Sigurimi vullnetar është një mundësi për të gjithë shtetasit shqiptarë, kudo që ndodhen, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj.
Në këtë skemë përfshihen të gjithë shtetasit shqiptarë që:
- Kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk u ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar;
- Për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm;
- Janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre;
- Nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi;
- Kur personi i interesuar ka lënë shtetësinë shqiptare, mund të bëjë sigurim vullnetar vetëm për periudhën nga 1.1.1994 deri në datën që ka lënë shtetësinë shqiptare.
Dokumentacioni i nevojshëmPër këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Vërtetim i pagesës së kontributeve vullnetare";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Klikoni butonin "Shkarko dokumentin e vulosur";
- Dokumenti i kërkuar do t'ju shkarkohet menjëherë i vulosur elektronikisht.
Dokumentin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al