Shërbimi elektronik "Vërtetim likuidimi të taksave dhe tarifave vendore - Bashkia Tiranë" u mundëson bizneseve që ushtrojnë aktivitetin brenda juridiksionit të Bashkisë Tiranë të pajisen me vërtetimin me vulë elektronike. Vërtetimi i likuidimit të taksave dhe tarifave vendore me vulë elektronike mund të përdoret nga bizneset që ushtrojnë aktivitetin brenda juridiksionit të Bashkisë Tiranë si dokument shoqërues gjatë aplikimit për:
- Pjesëmarrje në procedurat e prokurimit publik;
- Kredi të butë në bankat e nivelit të dytë;
- Licenca në fushën e transportit të lëshuara nga Bashkia ose Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë;
- Lidhjen e kontratave të energjisë me OSHEE-në;
Bazuar në Ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006,“ Për Sistemin e Taksave Vendore“, i ndryshuar dhe VKB-në nr. 59, datë 30.12.2015, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, i ndryshuar, çdo subjekt taksapagues ka të drejtë të kërkojë vërtetim për të certifikuar faktin që nuk ka detyrime të papaguara.
Dokumentacioni i nevojshëm - Numri Unik i Identifikimit të Subjektit: NUIS/NIPT, i nevojshëm për t'u identifikuar si biznes në portalin e-Albania.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Vërtetim likuidimi të taksave dhe tarifave vendore - Bashkia Tiranë";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme;
- Klikoni butonin "Shkarko dokumentin e vulosur" për të gjeneruar vërtetimin me vulë elektronike.
Vërtetimin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia", te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al