LinkButtonLinkButton

Aplikim për vërtetimin e verifikimit të lejes së drejtimit (patentës) për konvertim ose denoncim

Kontaktet
E-mail:  DK@mfa.gov.al
Adresa:  Bulevardi "Gjergj Fishta" nr.6, Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për vërtetimin e verifikimit të lejes së drejtimit (patentës) për konvertim ose denoncim
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për vërtetimin e verifikimit të lejes së drejtimit (patentës) për konvertim ose denoncim
Ky shërbim elektronik iu mundëson shtetave shqiptarë rezidentë jashtë territorit të Shqipërisë, të marrin verifikimin e lejes së drejtimit (patentës) për konvertim ose denoncim përmes postës duke aplikuar online pranë përfaqësive diplomatike dhe konsullore përkatëse. Shtetasit shqiptarë të cilët kanë nevojë të pajisen me vërtetimin e verifikimit të lejes së drejtimit (patentës) për konvertim ose denoncim, pas plotësimit të formularit dhe kryerjes së verifikimeve të nevojshme nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, njoftohen se aplikimi është pranuar. Shtetasi shqiptar informohet me anë të e-mail-it mbi procedurat që duhen ndjekur në vijim për: 1. Kryerjen e pagesës, 2. Dërgimin e mandatin origjinal, 3. Dërgimin e një zarfi me pullë të parapaguar me adresën e shtëpisë të shënuar qartë dhe me gërma të mëdha për dërgimin e vërtetimit të lejes së drejtimit për konvertim ose denoncim. Vërtetimi mbi verifikimin e lejes së drejtimit (patentës) për konvertim ose denoncim dërgohet me postë në adresën e shënuar nga vetë qytetari. Informimi i hapave të ndërmarra dhe njoftimi kryhet me anë të adresës elektronike (e-mail) të shënuar në formularin e aplikimit. Shënim: Luten të interesuarit të kontrollojnë rregullisht e-mail-in për njoftime dhe përditësime të statusit të aplikimit.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Fotokopje e Lejes së Drejtimit nga para
2. Fotokopje e Lejes së Drejtimit nga mbrapa
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin “Aplikim për vërtetimin e verifikimit të lejes së drejtimit (patentës) për konvertim ose denoncim"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues; - Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"; - Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim të identitetit. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit, si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment); - Pas pranimit të aplikimit, ndiqni procedurat për të kryer pagesën, dhe për të dërguar me postë në zarf dokumentet sa vijon: a) Mandatin origjinal (jo fotokopje); b) Zarf me pullë me adresën tuaj të shënuar për dërgimin e vërtetimit në adresën ku banoni. - Pas kryerjes së verifikimeve përkatëse, ju do të njoftoheni me e-mail për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin e vërtetimit me postë në adresën e shënuar nga ana juaj.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë. Nëse ka parregullsi në dokumentacion, koha e marrjes së shërbimit zgjat maksimalisht 30 ditë.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
30 euro ose vlera ekuivalente e vendit

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin