Ky aplikim iu mundëson shtetasve shqiptarë rezidentë jashtë territorit të Shqipërisë, të marrin vërtetimin e gjendjes gjyqësore me postë duke aplikuar online pranë përfaqësive diplomatike dhe konsullore përkatëse.
Në zbatim të nenit 484, të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nëpërmjet përfaqësive diplomatike dhe konsullore kryen verifikimet mbi gjendjen gjyqësore (Dëshmisë së Penalitetit) të shtetasve shqiptarë, sipas shënimeve në Regjistrin Gjyqësor, pranë Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë.
Shtetasit shqiptarë, të cilët kanë nevojë të pajisen me vërtetimin mbi gjendjen gjyqësore, pas plotësimit të formularit dhe autorizimit të nënshkruar për kryerjen e verifikimeve të nevojshme nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, njoftohen se aplikimi është pranuar. Shtetasi shqiptar informohet me anë të e-mail-it mbi procedurat që duhen ndjekur në vijim për:
1. Kryerjen e pagesës;
2. Dërgimin e autorizimin të nënshkruar origjinal;
3. Dërgimin e mandatin origjinal;
4. Dërgimin e një zarfi me pullë të parapaguar me adresën e shtëpisë të shënuar qartë dhe me gërma të mëdha për dërgimin e vërtetimit të gjendjes gjyqësore
(Dëshmisë së Penalitetit).
Vërtetimi mbi verifikimin e gjendjes gjyqësore dërgohet me postë, në adresën e shënuar nga vetë qytetari.
Informimi i hapave të ndërmarra dhe njoftimi kryhet me anë të adresës elektronike (e-mail) të shënuar në formularin e aplikimit.
Shënim: Luten të interesuarit të kontrollojnë rregullisht e-mail-in për njoftime dhe përditësime të statusit të aplikimit.
Dokumentacioni i nevojshëm Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës;
Hapat e procedurës- Identifikohuni në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për vërtetimin e verifikimit të gjendjes gjyqësore (Dëshmi Penaliteti)";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues;
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko";
- Për të kryer një aplikim të ri plotësoni të dhënat personale dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim të identitetit. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit, si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment);
- Pas pranimit të aplikimit, ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar me postë në zarf dokumentet sa vijon:
a) Autorizimin e nënshkruar origjinal (jo fotokopje);
b) Mandatin origjinal (jo fotokopje);
c) Zarf me pullë me adresën tuaj të shënuar për dërgimin e vërtetimit në adresën ku banoni.
- Pas kryerjes së verifikimeve përkatëse, ju do të njoftoheni me e-mail për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin e vërtetimit me postë, në adresën e shënuar nga ana juaj.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit10 ditë.
Nëse ka parregullsi në dokumentacion, koha e marrjes së shërbimit zgjat maksimalisht 30 ditë.Periudha e vlefshmërisë3 muaj nga data e lëshimit të dokumentit
Kostot30 euro ose vlera ekuivalente e vendit
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al