Klikoni këtu për të shkarkuar manualin e përdorimit të shërbimit.
Ky shërbim elektronik mundëson depozitimin në QKB të pasqyrave financiare dhe raporteve te auditit (kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme). Shërbimi mund t’i ofrohet vetëm një subjekti/biznesi që është i regjistruar tashmë në QKB.
Mbështetur në Ligjin Nr.9723, datë 03.05.2007, "Për Qendrën Kombëtare të Biznesit, i ndryshuar, neni 43, pika 3 (a), subjektet kanë detyrimin të depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme.
Dokumentacioni i nevojshëm- NUIS (Numri Unik i Identifikimit të Subjektit), i nevojshëm për t'u identifikuar në portal;
- Pasqyrat financiare në format Excel;
- Raporti i auditimit dhe ecurisë së veprimtarisë (kur mbajtja e tyre është e detyrueshme);
- Vendimi për miratimin e pasqyrave financiare (sipas kërkesës ligjore).
Kujdes:
- Dokumentacioni shoqërues duhet të jetë në format PDF;
- Madhësia e dokumenteve (File) që do të ngarkohen nuk duhet të jetë më e madhe se 5 MB.
- Emërtimi i dokumenteve (File) që ngarkohet nuk duhet të përmbajë simbole (‘/ # “ $ * etj)
- Në rast se ndaj subjektit është vendosur kundërvajtje administrative si pasojë e mosdepozitimit të pasqyrave financiare brenda datës 31 korrik të vitit raportues, duhet të bashkëlidhni edhe mandatin e pagesës së gjobës së derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë, mandat i cili për t'u klasifikuar si i vlefshëm duhet të përmbajë të dhënat sipas faturës së arkëtimit e cila mund të shkarkohet
këtu.
Hapat e procedurës - Identifikohuni si biznes në portalin e-albania;
- Zgjidhni shërbimin "Depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve te auditit";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formualin me pasqyrat financiare dhe raportet e auditit dhe dergoni aplikimin.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitDepozitimi i bilancit vjetor kontabël dhe raporteve të auditimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit bëhet brenda një afati prej 24 orësh nga momenti i kryerjes se aplikimit.
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo informacion apo paqartësi, QKB ka ngritur një sportel të dedikuar (Sporteli Nr.1) pranë zyrave qendrore, ku mund të adresoni shqetësimet tuaja. Për më shumë vizitoni: www.qkb.gov.al, www.e-albania.al . Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al Shkarko Kartelën AdisaAplikim për depozitimin e pasqyrave financiare vjetore dhe raporteve të auditit (AL101019)