LinkButtonLinkButton

Deklarimi i adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë

Kontaktet
E-mail:  ministria.brendshme@mb.gov.al
Adresa:  Blv: "Dëshmorët Kombit", Nd.1, 1001 Tiranë Tiranë

Video udhëzuese
Deklarimi i adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Deklarimi i adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë
Shërbimi elektronik “Deklarimi i adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” ju mundëson shtetasve shqiptarë të cilët janë me vendbanim të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të kryejnë vetëdeklarimin e adresës së banimit me të dhënat e sakta në shtetin ku ata jetojnë. Formulari i vetëdeklarimit elektronik mund të plotësohet nga shtetasit për deklarimin e adresës së tyre personale, ose dhe për anëtarët e të njëjtës familje, në rastin kur ata jetojnë në të njëjtin vendbanim me deklaruesin. Kujdes! Shtetasit shqiptarë mbajnë përgjegjësi administrative për mospërmbushje të detyrimit ligjor të vetëdeklarimit të adresës së tyre dhe autoritetet përgjegjëse në rast konstatimi të mospërmbushjes së këtij detyrimi, pezullojnë kryerjen e shërbimit të kërkuar, derisa shtetasi të përmbushë detyrimin ligjor të vetëdeklarimit të adresës.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Dokumenti zyrtar i shtetit ku jetoni në të cilin dallohet qartë emri i aplikuesit dhe adresa e plotësuar në formular.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Deklarimi i adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni të dhënat e detajuara të adresës së vendbanimit; - Me qëllim vërtetimin e ekzistencës së adresës së deklaruar ngarkoni dokumentin zyrtar të shtetit ku jetoni në të cilin dallohet qartë emri i aplikuesit dhe adresa e plotesuar në formular; - Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj; - Të dhënat e deklaruara nga ana juaj do të përpunohen nga punonjësit e zyrës së Gjendjes Civile, të cilët konfirmojnë shtimin e kësaj adrese si adresë dytësore vendbanimi jashtë Republikës së Shqipërisë, në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Për më tepër: Kliko këtu për manualin e detajuar udhëzues për kryerjen e aplikimit për këtë shërbim.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Brenda 3 (tre) ditëve pune

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin