Shërbimi elektronik “Certifikatë e Gjendjes Gjyqësore (dëshmia e penalitetit)” ju mundëson qytetarëve të marrin online certifikatën e gjendjes gjyqësore me nënshkrim elektronik i cili është një dokument që lëshohet për të vërtetuar nëse një person ka qënë i dënuar ose jo.
Dokumentacioni i nevojshëm- Dokument identifikimi: Kartë Identiteti ose pasaportë biometrike - i nevojshëm për t 'u identifikuar si qytetar në portal
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Certifikatë e Gjendjes Gjyqësore (dëshmia e penalitetit)"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik dhe klikoni “Dërgo”
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al