LinkButtonLinkButton

Vërtetimi i detyrimeve përmbarimore

Kontaktet
Tel:  +355 4 24 00 321
E-mail:  info.dpp@dpp.gov.al
Adresa:  Sheshi “Mustafa Qemal Ataturku”, Tirane Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: ikub INFO shpk
Vërtetimi i detyrimeve përmbarimore
Shërbimi " Vërtetimi i detyrimeve përmbarimore" ju mundëson qytetarëve dhe personave fizikë dhe juridikë, privatë e publikë të marrin online vërtetimin e detyrimeve përmbarimore me nënshkrimin elektronik, i cili është një dokument që lëshohet për të vërtetuar nëse një person fizik, publik ose privat është debitor ose jo në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror. Bazuar në Ligjin nr. 10273, datë 29.04.2010 ''Per dokumentin elektronik'', i ndryshuar, ky dokument me nenshkrim elektronik gjeneruar përmes portalit e-Albania ka të njejtën vlerë ligjore si dokument fizik me vulë të njomë.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar/biznes në portal; - Zgjidhni shërbimin "Vërtetimi i detyrimeve përmbarimore"; - Klikoni butonin "Përdor''; - Plotësoni formularin elektronik duke përzgjedhur Zyrën Përmbarimore të cilës i drejtoni kërkesën dhe klikoni butonin ''Dërgo'' - Vërtetimi me nënshkrim elektronik dërgohet në seksionin ''Dokumentet e mia'' te hapësira juaj në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
1 (një) ditë pune

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin