Shërbimi elektronik "Aplikim për regjistrimin e vendeve të lira të punës" u vjen në ndihmë punëdhënësve për të regjistruar pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit, vendet e tyre të lira të punës.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrimin e vendeve të lira të punës";
- Plotësoni të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Dërgoni aplikimin duke shtypur butonin "Dërgo";
- Specialisti i Shërbimit Kombëtar i Punësimit njoftohet elektronikisht për ardhjen e një aplikimi të ri;
- Pas shqyrtimit të aplikimit, SHKP-ja njofton aplikantin nëse aplikimi është pranuar apo refuzuar (së bashku me arsyetimin përkatës);
- Në rastin kur aplikimi është pranuar, atëherë specialisti i SHKP-së i dërgon aplikantit konfirmimin për regjistrimin e vendit të lirë të punës pranë këtij institucioni.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit5 ditë
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaRegjistrimi i vendit të lirë të punës (AL113039)