Shërbimi elektronik "Aplikim për regjistrimin e punëdhënësit" u vjen në ndihmë punëdhënësve për t'u regjistruar si të tillë, pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrim në programet e nxitjes së punësimit";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Për të gjurmuar një aplikim ekzistues, vendosni numrin referencë të aplikimit dhe shtypni butonin "Kërko";
- Për të krijuar një aplikim të ri, shtypni butonin "Aplikim i ri";
- Plotësoni fushat e nevojshme të kërkuara në formular (fushat që merren me ndërveprim me sistemin e QKR-së, plotësohen automatikisht);
- Dërgoni aplikimin duke shtypur butonin "Dërgo";
- Shërbimi Kombëtar i Punësimit njoftohet për ardhjen e aplikimit të ri;
- Pas shqyrtimit të aplikimit, SHKP-ja njofton aplikantin nëse aplikimi është pranuar apo refuzuar( së bashku me arsyetimin përkatës);
- Në rastin kur aplikimi është pranuar, atëherë specialisti i SHKP-së i dërgon aplikantit të dhënat përkatëse të regjistrimit të tij pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit5 ditë
Periudha e vlefshmërisëPa afat.
KostotPa pagesë.
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaRegjistrim i punëdhënësit (AL112037)