LinkButtonLinkButton

Aplikim për regjistrim si punëkërkues i papunë

Kontaktet
Tel:  +355 44 528 360 | 1/2/3
E-mail:  kontakt@akpa.gov.al
Adresa:  Në Tiranë: Bulevardi "Bajram Curri", Pranë ish Hotel Arbana
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: ikub INFO shpk
Aplikim për regjistrim si punëkërkues i papunë
Shërbimi elektronik "Aplikim për regjistrim si punëkërkues i papunë", u vjen në ndihmë qytetarëve për t'u regjistruar si punëkërkues të papunë.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Aplikanti logohet në portalin e-Albania dhe zgjedh shërbimin përkatës; - Të dhënat personale popullohen automatikisht nga ndërveprimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile; - Aplikanti plotëson të dhënat e tjera të formularit; - Aplikanti dërgon aplikimin; - Zyra e Punësimit njoftohet për ardhjen e aplikimit të ri; - Zyra e Punësimit bën shqyrtimin e aplikimit; - Zyra e Punësimit njofton aplikantin nëse aplikimi është pranuar apo refuzuar, së bashku me arsyetimin përkatës. Ne rastin kur aplikimi është pranuar, atëherë Zyra e Punësimit i cakton një datë dhe orë aplikantit për takimin pranë kësaj zyre punësimi, në te cilën aplikanti duhet të paraqitet për intervistën dhe për të tërhequr kartelën e punëkërkuesit të papunë.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
5 ditë

Periudha e vlefshmërisë
1 muaj.

Kostot
Pa pagesë.

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Regjistrim si punëkërkues i papunë  (AL113017)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin