Shërbimi elektronik "Aplikim për regjistrim në kurset e formimit profesional" u vjen në ndihmë qytetarëve, për t'u regjistruar në kurset e formimit profesional, të ofruar nga Drejtoritë Rajonale të Ofrimit të Formimit Profesional.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrim për kurs formimi profesional";
- Gjurmoni një aplikim të bërë paraprakisht ose bëni një aplikim të ri;
- Nëse aplikanti është i papunë, këtë shërbim e fiton falas vetëm nëse është i regjistruar pranë Zyrës së Punësimit. Në këtë rast regjistrimi në këtë shërbim bëhet vetëm nëpërmjet kësaj të fundit;
- Plotësoni të dhënat e formularit dhe dërgoni aplikimin;
- Drejtoria e përzgjedhur Rajonale e Ofrimit të Formimit Profesional njoftohet për ardhjen e aplikimit;
- Drejtoria Rajonale e Ofrimit të Formimit Profesional bën shqyrtimin e aplikimit;
- Drejtoria Rajonale e Ofrimit të Formimit Profesional njofton aplikantin nëpërmjet adresës e-mail nëse aplikimi është pranuar apo refuzuar, së bashku me arsyetimin përkatës;
- Në rastin kur aplikimi është pranuar, atëherë Qendra Publike e Formimit Profesional i dërgon aplikantit detajet, në lidhje me periudhën e zhvillimit të kursit, tarifën
përkatese dhe dokumentet e nevojshme për regjistrim.
KostotPa pagesë.
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaRegjistrim për kurs formimi profesional (AL112011)