"Aplikim për regjistrim në programet e nxitjes së punësimit" është një shërbim elektronik i cili u mundëson subjekteve të aplikojnë online për t'u regjistruar në programet e nxitjes së punësimit.
Tipologjitë e programeve të nxitjes së punësimit që mund të aplikohet janë:
- Aplikim për programet e nxitjes së punësimit nëpërmjet punësimit të personave të dalë të papunë si pasojë e Covid-19
- Aplikim për programet e nxitjes së punësimit nëpërmjet punësimit, formimit në punë dhe praktikave profesionale
Dokumentacioni i nevojshëm
Duke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Ekstrakt historik i punëdhënësit i lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit |
1. Dokument justifikues për rastet e detyrimeve tatimore:
i. kanë lidhur marrëveshjet përkatëse për shlyerjen e këtyre detyrimeve dhe janë të rregullta në shlyerjen e tyre;
|
2. Vërtetim për pagimin e detyrimeve tatimore |
ii. kanë shlyer detyrimet, por kanë ende pa paguar gjobat; |
3. Vërtetimin për derdhjen e kontributeve shoqërore e shëndetësore për tatimpaguesin për 12 muajt e fundit |
iii. kanë shlyer detyrimet ose kanë vendosur garanci bankare për shumën e plotë të detyrimit, në përputhje me nenin 107, të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe janë në proces të apelimit administrativ e në procese gjyqësore me organet tatimore. |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrim në programet e nxitjes së punësimit";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Për të gjurmuar një aplikim ekzistues, vendosni numrin referencë të aplikimit dhe shtypni butonin "Kërko";
- Për të krijuar një aplikim të ri, shtypni butonin "Aplikim i ri";
- Përzgjidhni tipologjinë e programit të nxitjes së punësimit;
- Plotësoni fushat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Dërgoni aplikimin duke shtypur butonin "Dërgo";
- Zyra e Punësimit njoftohet për ardhjen e aplikimit të ri;
- Pas shqyrtimit të aplikimit, Zyra e Punësimit njofton aplikantin nëse aplikimi është pranuar apo refuzuar( së bashku me arsyetimin përkatës);
- Në rastin kur aplikimi është pranuar, atëherë Zyra e Punësimit, i dërgon aplikantit detajet në lidhje me procedurat e mëtejshme që ai duhet të ndjekë.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit7 ditë
Periudha e vlefshmërisëPa afat.
KostotPa pagesë.
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaAplikimi për programet e nxitjes së punësimit (AL112041)