LinkButtonLinkButton

Aplikim për vërtetim deklarimi për punësim për shtetas të BE-së, Zonës Shengen, të SHBA-së, Republikës së Kosovës

Kontaktet
Tel:  +355 44 528 360 | 1/2/3
E-mail:  kontakt@akpa.gov.al
Adresa:  Në Tiranë: Bulevardi "Bajram Curri", Pranë ish Hotel Arbana
Aplikim për vërtetim deklarimi për punësim për shtetas të BE-së, Zonës Shengen, të SHBA-së, Republikës së Kosovës
Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë shtetasve te huaj për të aplikuar për t'u pajisur me vërtetim deklarimi për punësim për shtetas të BE-së, Zonës Shengen, të SHBA-së, Republikës së Kosovës.

Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi: Kartë Identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t'u loguar në portal) - Kopje e pasaportës - Kopje e kontratës së punësimit

Hapat e procedurës
- Aplikanti hyn në portalin e-Albania dhe zgjedh shërbimin përkatës; - Aplikanti plotëson te dhënat e formularit; - Aplikanti dërgon aplikimin; - Zyra e Punësimit njoftohet për ardhjen e aplikimit të ri; - Zyra e Punësimit bën shqyrtimin e aplikimit; - Zyra e Punësimit njofton aplikantin nëse aplikimi është pranuar apo refuzuar, së bashku me arsyetimin përkatës. Në rastin kur aplikimi është pranuar, atëherë Zyra e Punësimit i cakton një datë dhe orë aplikantit për takimin pranë kësaj Zyre Punësimi, në të cilën aplikanti duhet të paraqitet për intervistën dhe për të tërhequr vërtetimin e deklarimit për punësim.

Periudha e vlefshmërisë
5 ditë

Kostot
Pa pagesë.

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Vërtetim deklarimi për punësim për shtetasit e huaj nga vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-ja (AL013017)
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin