Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë shtetasve të huaj, që të aplikojnë për t'u pajisur me leje pune te tipit A, B, C, D, pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
Pas dërgimit të aplikimit tek Zyra e Punësimit ose pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, specialisti i Zyrës së Punësimit pranë Shërbimit Kombëtar te Punësimit, bën shqyrtimin e kërkesës dhe te dokumentacionit shoqërues.
Në rastin kur kërkesa është e rregullt, specialisti i Zyrës së Punësimit, njofton shtetasin e huaj se aplikimi i tij për t'u pajisur me leje pune është pranuar. Shtetasi i huaj njoftohet se mund ta tërheqë lejen e punës, duke u paraqitur pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Kjo përgjigje i dërgohet shtetasit me e-mail të deklaruar tek formulari i aplikimit.
Në rastin kur aplikimi nuk është i rregullt dhe nuk pranohet, shtetasi njoftohet për ketë fakt nga specialisti i Zyrës së Punësimit, me arsyet përkatëse se përse është refuzuar aplikimi.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumentacionin për secilin tip të lejeve të punës, ju mund ta shikoni:
Dokumentacioni i nevojshëmHapat e procedurës- Aplikanti hyn në portalin e-Albania dhe zgjedh shërbimin përkatës së lejes së punës;
- Aplikanti plotëson të dhënat e formularit, bashkëngjit dokumentet plotësuese dhe dërgon aplikimin;
- Specialisti i Zyrës së Punësimit bën shqyrtimin e kërkesës;
- Specialisti i Zyrës së Punësimit përpilon përgjigjen, në të cilën specifikon nëse kërkesa për t'u pajisur me leje pune e tij pranohet apo jo, ku duhet të paraqitet për të tërhequr lejen e punës, si dhe detaje të tjera shtese. Këto të dhëna i dërgohen aplikantit me e-mail.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit10 ditë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaLeje pune për shërbime kontraktuese (C/SHK) (AL013024)Leje pune për punonjës me kualifikim të lartë (A/KL) (AL013009)Leje pune për punëmarrësit (A/P ) (AL013001)Leje pune për të transferuarit brenda ndërmarrjes (A/TN) (AL013003)Leje pune për studentët (A/S ) (AL013004)Leje pune për anëtarët e familjes, të cilët vijnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ribashkimit familjar (A/AF ) (AL013008)Leje pune për punëtorët shtëpiakë (A/PSH ) (AL013011)Leje pune për formim profesional (A/FP) (AL013006)Leje pune për personat që ofrojnë shërbime vullnetare (A/SHV ) (AL013007)Leje pune për të vetëpunësuarit (B/VP) (AL013012)Leje pune për investitorët (B/I) (AL013013)Leje pune për punë stinore (A/PS ) (AL013002)Leje pune për rastet të veçanta (C) (AL013014)Leje pune për të huajt që pajisen me leje pune të përhershme (D) (AL013016)Leje pune për sportistët (A/SP ) (AL013010)Leje pune për punësim ndërkufitar (A/NK) (AL013005)