Ky shërbim elektronik ju vjen në ndihmë qytetarëve të gjenerojnë dokumentin “Vërtetim si punëkërkues i papunë” me vulë elektronike, me vlefshmëri të plotë ligjore.
Vërtetimi ofrohet në kohë reale dhe me vulë elektronike për periudhën nga 1 janar 2017 – në vazhdim.
Për vërtetime të një periudhe më të hershme, shërbimi funksionon në formën e një aplikimi, i cili trajtohet nga nëpunësit e Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Pas trajtimit të aplikimit, vërtetimi i kërkuar do të përgatitet dhe do t'ju dërgohet në adresën e e-mail-it dhe në kategorinë "Hapësira ime".
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Vërtetim si punëkërkues i papunë";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Zgjidhni periudhën për të cilën po e kërkoni vërtetimin;
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme;
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
- Vërtetimi i kërkuar ju shfaqet në ekranin tuaj;
- Shtypni butonin "Shkarko", për të marrë një dokument të vulosur elektronikisht .
Dokumentin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë për periudhën 1 janar 2017 – në vazhdim.
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaVërtetim regjistrimi si punëkërkues i papunë (AL113042)