LinkButtonLinkButton

Pajisja me Nënshkrim Elektronik

Kontaktet
E-mail:  info@akshi.gov.al
Adresa:  Rruga "Papa Gjon Pali II" Nr. 3 Tiranë
Pajisja me Nënshkrim Elektronik
Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.673, datë 22.11.2017, “Për Riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”, si dhe nenit 19, ligjit nr.9980, “Për Nënshkrimin Elektronik” i ndryshuar, si dhe në mbështetje të ligjit nr.107/2015, “Për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara” i ndryshuar, AKSHI zhvillon, administron, dhe mirëmban Infrastrukturën e Çelësit Publik (PKI) dhe menaxhon certifikatat dixhitale X.509 të Nënshkrimit Elektronik. Nënshkrimi Elektronik janë te gjitha të dhënat në formë elektronike, të cilat u bashkëlidhen ose shoqërojnë logjikisht të dhëna të tjera elektronike, që shërbejnë si një mënyrë e vërtetimit të identitetit të nënshkruesit dhe vërtetësisë së dokumentit të nënshkruar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Pajisja me Nënshkrim Elektronik"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Kryeni pagesën e shërbimit online; - Kërkesa dërgohet te Drejtoria e Sigurisë e-gov, në sektorin e fushës së PKI-së dhe procedohet nga specialistët e fushës së Infrastrukturës dhe Çelësave Publikë; - Pajisja me Nënshkrimin Elektronik do t'ju dërgohet me postë në adresën që keni plotësuar në formularin e aplikimit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Procedohet në momentin kur kërkesa është e saktë dhe dërgohet pranë sektorit të PKI-së.

Periudha e vlefshmërisë
1-vjeçare

Kostot
6400 me TVSH - për pajisje me usb token (e detyrueshme) 7300 me TVSH - asistencë teknike 12 mujore (opsionale)

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin