LinkButtonLinkButton

Aplikim për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët

Kontaktet
Tel:  +355 42 228 318
E-mail:  info@azhbr.gov.al
Adresa:  Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 56 Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët
Aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët për vitin 2023, do të kryhen nga data 20 mars 2023 deri në 11 prill 2023.

Shërbimi elektronik “Aplikim për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët” iu mundëson fermerëve të aplikojnë online për fondet e Skemës Mbështetëse Kombëtare, si një mënyrë për të përfituar mbështetje financiare. Procesi online i aplikimit të fermerëve nga portali e-Albania për përfitim nga skemat mbështetëse me 0 dokumente, do të realizohet mbi bazën e vetëdeklarimit nga ana e aplikantit për të dhënat e kërkuara nga “Formulari i aplikimit”, si dhe të dhëna që identifikojnë fermerin (në bazë NIPT) që plotësohen automatikisht me ndërveprim nga regjistrat elektronikë nëpërmjet Platformën Qeveritare të Ndërveprimit. Aplikanti mund të aplikojë vetëm një herë për të njëjtën masë. Aplikimi për skemat mbështetëse bëhet on-line për masat si më poshtë dhe sjellim në vëmendje se kriteri i shërbimit të përfitueshmërisë sipas parimit “shërbehet i pari kush aplikon i pari” nuk aplikohet. Masa 1. Për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën deri në 10 000 (dhjetë mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë për subjekt. Masa 2. Për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën deri në 1 200 (njëmijë e dyqind) lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 (treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë për subjekt. Masa 3. Mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1 000 (një mijë) lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje, por jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë për subjekt. Masa 4. Mbështetje për fara/fidanë dhe inpute të tjera në vlerën deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë për ha për sezon dhe jo për më shumë se 2 sezone, për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike për fermerë individual ose grup fermerësh, me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë për aplikant. Masa 5. Fermat organike për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë, 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, vitin e tretë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200 000 (dyqind mijë) për fermë të certifikuar. Masa 6. Implementimi dhe certifikimi Global GAP, në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujqësore të certifikueshme, në masën 50 (pesëdhjetë) % të vlerës totale të faturës tatimore: - por jo më shumë 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, në sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha; - por jo më shumë se 500 000 lekë, për sipërfaqe jo më pak se 3 ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 10 ha në fushë të hapur. Baza ligjore: - VKM nr. 125, datë 01.03.2023 "Për përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2023" - Udhëzimi nr. 5, datë 03.03.2023, “Për kriteret, procedurat dhe mënyrat e administrimit të fondit të Programit për Bujqësinë dhe Zhvillim Rural”.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik mbi bazën e vetëdeklarimit të njësisë matëse të fermës, nr. krerësh, nr. koshere, sipërfaqes në Ha dhe klikoni “Dërgo”. Formulari i aplikimit do t'ju dërgohet brenda 24 orëve në rubrikën "Dokumentet e mia". Pas dërgimit të aplikimit, në rubrikën "Mesazhet e mia" të profilit tuaj në e-Albania do t'ju dërgohet konfirmimi i dërgimit me sukses i tij së bashku me kodin e aplikimit.

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Periudha e aplikimeve ka përfunduar! Aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët për vitin 2023, kanë qenë të hapura nga data 20 mars 2023 deri në 11 prill 2023.
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin