LinkButtonLinkButton

Aplikim për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët

Kontaktet
Tel:  +355 42 228 318
E-mail:  info@azhbr.gov.al
Adresa:  Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 56 Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për Skemën Kombëtare për Fermerët
Aplikim për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët
Aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët për vitin 2022, do të kryhen nga data 1 shtator 2022 deri në 23 shtator 2022.

Shërbimi elektronik “Aplikim për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët” iu mundëson fermerëve të aplikojnë online për fondet e Skemës Mbështetëse Kombëtare, si një mënyrë për të përfituar mbështetje financiare. Procesi online i aplikimit të fermerëve nga portali e-Albania për përfitim nga skemat mbështetëse me 0 dokumente, do të realizohet mbi bazën e vetëdeklarimit nga ana e aplikantit për të dhënat e kërkuara nga “Formulari i aplikimit”, si dhe të dhëna që identifikojnë fermerin (në bazë NIPT) që plotësohen automatikisht me ndërveprim nga regjistrat elektronikë në Platformën Qeveritare të Ndërveprimit. Aplikimi për skemat mbështetëse do të bëhet on-line për masat si më poshtë: Masa 7/1. Mbështetje për kultivimin e grurit, për sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 ha, në vlerën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë për ha. Baza ligjore: - VKM nr. 101, datë 9.02.2022 "Për përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2022" - Udhëzimi nr. 14, datë 01.08.2022, Për disa ndryshime dhe shtesa në Udhëzimin nr. 1 datë 11.02.2022 “Për kriteret, procedurat dhe mënyrat e administrimit të fondit të Programit për Bujqësinë dhe Zhvillim Rural”.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik mbi bazën e vetëdeklarimit të sipëfaqes në HA dhe klikoni “Dërgo”. Formulari i aplikimit do t'ju dërgohet brenda 24 orëve në rubrikën "Dokumentet e mia". Pas dërgimit të aplikimit, në rubrikën "Mesazhet e mia" të profilit tuaj në e-Albania do t'ju dërgohet konfirmimi i dërgimit me sukses i tij së bashku me kodin e aplikimit.

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Periudha e aplikimeve ka përfunduar. Aplikimet për vitin 2022 kanë qenë të hapura nga data 1 shtator ora 08:00 deri në datën 23 shtator 2022, ora 22:00.
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin