Shërbimi elektronik "Krijim profili në sistemin Sicpatrace për krijimin e porosive të pullave fiskale" mundëson krijim profili në sistemin Sicpatrace për krijimin e porosive të pullave fiskale.
Baza ligjore:
- Ligji Nr. 61 datë 24.05.2012 “Për Akcizat në RSH”, i ndryshuar
- VKM Nr. 612 date 05.09.2012 “Mbi dispozitat zbatuesse të ligjit për Akcizat”e ndryshuar
- Udhëzim Nr. 19 Datë 1.9.2011 "Për modalitetet e aplikimit të pullave të akcizës dhe pullave fiskale në produktet e duhanit, birrës dhe alkoolit", i ndryshuar
Dokumentacioni i nevojshëm Dokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Dëshmi garancie
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-albania
- Zgjidhni shërbimin "Krijim profili në sistemin Sicpatrace për krijimin e porosive të pullave fiskale"
- Klikoni butonin" Përdor"
- Plotësoni formularin me të gjitha të dhënat e nevojshme të kërkuara
- Klikoni butonin "Dërgo" për të dërguar më pas kërkesën e plotë
- Në sistemin Sicpatrace, krijohet profili sipas të dhënave të plotësuara
- Nëpërmjet adresës së email-t të subjektit, sistemi Sicpatrace e njofton automatikisht këtë të fundit në momentin që krijohet profili dhe/apo bëhen ndryshime në të.
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al