Shërbimi elektronik "Autorizim për regjim të magazinimit doganor" mundëson marrjen e autorizimit për lejimin e magazinimit të mallrave. Mallrat joshqiptare mund të magazinohen në ambiente ose vende të tjera të autorizuara nga autoritetet doganore, për këtë regjim dhe janë objekt i mbikëqyrjes doganore.
Pas aplikimit subjekti njoftohet me email për miratimin e autorizimit sëbashku me dokumentin e autorizimit të nënshkruar elektronikish
Baza ligjore:
- Neni 192 deri 202, 213 deri 215 Kodit Doganor nr.102/2014
- Neni 631 deri 633 të VKM-së 651 datë 10.11.2017, Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Dëshmi penaliteti |
1. Kontratë me firmën porositëse |
2. Vërtetim se shoqëria nuk është ne proces likuidimi |
2. Planimetri të ambienteve të planifikuara për magazine doganore dhe pamje të ambjenteve |
3. Vërtetim nga gjykata |
3. Një raport ekonomik minimalisht 2 - vjecar |
4. Vërtetim Prokuroria |
4. Aktin e kalibrimit të kontenierëve në rastet kur në to depozitohen lëngje apo rifuxho |
|
5. Garanci bankare |
|
6. Informacion në lidhje me instalimin e kamerave në ambjentet e magazinimit |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Autorizim për regjim të magazinimit doganor";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme, duke bashkëlidhur dhe dokumentet e kërkuara;
- Klikoni butonin "Dërgo";
- Formulari i dërguar paraqitet në sektorin e Procedurave dhe Regjimeve Doganore dhe merret në shqyrtim nga specialisti përkatës;
- Nëse nuk plotësohen kushtet e nevojshme për të përfituar autorizimin dhe ai refuzohet, specialisti përpilon shkresën duke sqaruar arsyet e refuzimit dhe ia kalon për miratim përgjegjësit të sektorit/Drejtorit të Drejtorise/Zv.Drejtorit të Përgjithshëm. Ju do të njoftoheni me e-mail për shkresën e miratuar me arsyen e refuzimit.
- Nëse plotësohen kushtet e nevojshme për të përfituar autorizimin dhe ai pranohet, specialisti përgatit autorizimin dhe ia kalon për miratim përgjegjësit të sektorit/Drejtorit të Drejtorisë/Zv Drejtorit të Përgjithshëm/ Drejtorit të Përgjithshëm. Pas miratimit të autorizimit nga Drejtori i Përgjithshëm për regjimet e magazinimit doganor, specialist që ka përgatitur autorizimin kryen përditësimin e tij në sistemin 'Asycuda World'. Do të njoftohet dega doganore mbikëqyrëse e autorizimit dhe ju, gjithashtu, do të njoftoheni me e-mail për miratimin e autorizimit së bashku me dokumentin e autorizimit të nënshkruar elektronikisht.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit120 ditë
Periudha e vlefshmërisë1 vit - për herë të parë dhe më pas pa afat kohor
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al Shkarko Kartelën AdisaAutorizim për regjimin e magazinimit doganor (AL104019)