LinkButtonLinkButton

Autorizim për regjim të përpunimit aktiv

Kontaktet
Tel:  +35542259044
Adresa:  Kashar Mëzez, Lagjia Fushë Mëzez, autostrada Tiranë-Durrës, km 1, Qendra "Pajtoni Bussines Center", kati 5, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Autorizim për regjim të përpunimit aktiv
Shërbimi elektronik "Autorizim për regjim të përpunimit aktiv" lejon importimin e mallrave joshqiptare që t'i nënshtrohen një ose më shumë operacioneve të përpunimit, pa pagesën e detyrimit doganor, pagesave të tjera apo masave të politikës tregtare, për aq sa ato nuk ndalojnë hyrjen/daljen në Republikën e Shqipërisë. Pas aplikimit subjekti njoftohet me email për miratimin e autorizimit sëbashku me dokumentin e autorizimit të nënshkruar elektronikish Baza ligjore: Neni 191 deri 202, 228 deri 231 i Kodit Doganor nr.102/2014 dhe neni 529 deri 565 dhe nenet 687 deri 690 të VKM-së 651 datë 10.11.2017, Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti: a. Autorizim për herë të parë: - Kontratë me firmën porositëse - Deklarim për efektin ekonomik të autorizimit - Karta teknologjike. b. Për një autorizim pasues: - Kontrata me firmën porositëse; - Procesverbali përmbledhës Aneksi 1; - Kopje autorizimit të kaluar.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Autorizim për regjim të përpunimit aktiv"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme, duke bashkëlidhur dhe dokumentet e kërkuar; - Klikoni butonin "Dërgo"; - Formulari i dërguar paraqitet në Sektorin e Procedurave dhe Regjimeve Doganore dhe merret në shqyrtim nga specialisti përkatës; - Nëse nuk plotësohen kushtet e nevojshme për të përfituar autorizimin dhe ai refuzohet, specialisti përpilon shkresën duke sqaruar arsyet e refuzimit dhe ia kalon për miratim përgjegjësit të sektorit/Drejtorit të Drejtorise/Zv.Drejtorit të Përgjithshëm. Ju do të njoftoheni me e-mail për shkresën e miratuar me arsyen e refuzimit; - Nëse plotësohen kushtet e nevojshme për të përfituar autorizimin dhe ai pranohet, specialisti përgatit autorizimin dhe ia kalon për miratim përgjegjësit të sektorit/Drejtorit të Drejtorisë/Zv. Drejtorit të Përgjithshëm. Pas miratimit të autorizimit nga Zv.Drejtori i Përgjithshëm për regjimet e përpunimit aktiv, specialist që ka përgatitur autorizimin kryen përditësimin e tij në sistemin 'Asycuda World'. Ju do të njoftoheni me e-mail për miratimin e autorizimit, së bashku me dokumentin e autorizimit të nënshkruar elektronikisht.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Nga 1 deri 28 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
Nga 1 deri në 5 vite

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Autorizim për regjimin e përpunimit aktiv (AL104022)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin