LinkButtonLinkButton

Autorizim për regjim të përpunimit pasiv

Kontaktet
Tel:  +35542259044
Adresa:  Kashar Mëzez, Lagjia Fushë Mëzez, autostrada Tiranë-Durrës, km 1, Qendra "Pajtoni Bussines Center", kati 5, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Autorizim për regjim të përpunimit pasiv
Shërbimi elektronik "Autorizim për regjim të përpunimit pasiv" mundëson marrjen e autorizimit për lejimin që mallrat shqiptare të eksportohen përkohësisht nga territori i Republikës së Shqipërisë, për t’ju nënshtruar operacioneve të përpunimit dhe produktet e rezultuara të vendosen në qarkullim të lirë, me përjashtim të plotë ose të pjesshëm të detyrimeve. Pas aplikimit subjekti njoftohet me email për miratimin e autorizimit sëbashku me dokumentin e autorizimit të nënshkruar elektronikisht. Baza ligjore: - Neni 191 deri 202, 228 deri 235 i Kodit Doganor nr.102/2014 - Neni 691 deri 692 të VKM-së 651 datë 10.11.2017, Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti: - Kontratë me firmën bashkëpunuese; - Fatura; - Dokumentacioni i mallit të importuara më parë; - Garanci bankare ne rast te importit paraprak. Në rast se aplikohet për “RPP - përpunim”: - Kontratë me firmën porositëse; - Karta teknologjike ose procesi teknologjik.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Autorizim për regjim të përpunimit pasiv"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme, duke bashkëlidhur dhe dokumentet e kërkuara; - Klikoni butonin "Dërgo"; - Formulari i dërguar paraqitet në Sektorin e Procedurave dhe Regjimeve Doganore dhe merret në shqyrtim nga specialisti përkatës; - Nëse nuk plotësohen kushtet e nevojshme për të përfituar autorizimin dhe ai refuzohet, specialisti përpilon shkresën duke sqaruar arsyet e refuzimit dhe ia kalon për miratim përgjegjësit të sektorit/Drejtorit të Drejtorise/Zv.Drejtorit të Përgjithshëm. Ju do të njoftoheni me e-mail për me shkresën e miratuar me arsyen e refuzimit. - Nëse plotësohen kushtet e nevojshme për të përfituar autorizimin dhe ai pranohet, specialisti përgatit autorizimin dhe ia kalon për miratim përgjegjësit të sektorit/Drejtorit të Drejtorisë/Zv. Drejtorit të Përgjithshëm. Pas miratimit të autorizimit nga Zv.Drejtori i Përgjithshëm për regjim të përpunimit pasiv, specialisti që ka përgatitur autorizimin kryen përditësimin e tij në sistemin "Asycuda World". Ju do të njoftoheni me e-mail për miratimin e autorizimit, së bashku me dokumentin e autorizimit të nënshkruar elektronikisht.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Nga 1 deri 28 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
Nga 1 deri në 5 vite

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Autorizim për regjimin e përpunimit pasiv (AL104024)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin