LinkButtonLinkButton

Autorizim për regjim të lejimit të përkohshëm me përjashtim të pjesshëm

Kontaktet
Tel:  +35542259044
Adresa:  Kashar Mëzez, Lagjia Fushë Mëzez, autostrada Tiranë-Durrës, km 1, Qendra "Pajtoni Bussines Center", kati 5, Tiranë

Video udhëzuese
Autorizim për regjim të lejimit të përkohshëm me përjashtim të pjesshëm
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Autorizim për regjim të lejimit të përkohshëm me përjashtim të pjesshëm
Ky është një shërbim elektronik i cili mundëson marrjen e autorizimit për regjim të lejimit të përkohshëm, me përjashtim të pjesshëm, që mallrat joshqiptare të jenë objekt i përdorimit të veçantë në territorin e Republikës së Shqipërisë Pas aplikimit subjekti njoftohet me email për miratimin e autorizimit sëbashku me dokumentin e autorizimit të nënshkruar elektronikisht. Nën regjimin e lejimit të përkohshëm, mallrat joshqiptare të destinuara për rieksport, mund të jenë objekt i përdorimit të veçantë në territorin e Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet e importit, pagesave të tjera apo masave të politikës tregtare, për aq sa ato nuk ndalojnë hyrjen /daljen në Republikën e Shqipërisë. Baza Ligjore: Neni 192 deri 202, 223 deri 226 i Kodit Doganor nr.102/2014 dhe neni 651 i VKM-së 651 datë 10.11.2017, Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti: - Kontratë me firmën huadhënëse; - Fatura proformë; - Deklaratë eksporti nga vendi që vijnë mallrat.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Autorizim për regjim të lejimit të përkohshëm me përjashtim të pjesshëm"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme, duke bashkëlidhur dhe dokumentet e kërkuar. Formulari i plotësuar shkarkohet duke klikuar butonin "Shkarko", të cilin pasi ta nënshkruani elektronikisht, duhet ta ringarkoni te lista e dokumenteve të nevojshëm të kërkuar në formular; - Klikoni butonin "Dërgo"; - Formulari i dërguar paraqitet në Sektorin e Procedurave dhe Regjimeve Doganore dhe merret në shqyrtim nga specialisti përkatës; - Nëse nuk plotësohen kushtet e nevojshme për të përfituar autorizimin dhe ai refuzohet, specialisti përpilon shkresën duke sqaruar arsyet e refuzimit dhe ia kalon për miratim përgjegjësit të sektorit/Drejtorit të Drejtorise/Zv Drejtorit të Përgjithshëm. Ju do të njoftoheni me e-mail për shkresën e miratuar me arsyen e refuzimit; - Nëse plotësohen kushtet e nevojshme për të përfituar autorizimin dhe ai pranohet, specialisti përgatit autorizmin dhe ia kalon për miratim përgjegjësit të sektorit/Drejtorit të Drejtorise/Zv.Drejtorit të Përgjithshëm. Pas miratimit të autorizimit nga Zv.Drejtori i Përgjithshëm për regjimet e lejimit të përkohshëm, specialisti që ka përgatitur autorizimin kryen përditësimin e tij në sistemin "Asycuda World". Ju do të njoftoheni me e-mail për miratimin e autorizimit, së bashku me dokumentin e autorizimit të nënshkruar elektronikisht.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Nga 1 deri 28 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
Nga 1 deri në 10 vite

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Autorizim për regjimin e lejimit të përkohshëm (AL104021)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin