Shërbimi elektronik "Taksat dhe tarifat vendore - Bashkia Tiranë", u mundëson bizneseve dhe pronarëve që operojnë në Bashkinë e Tiranës të informohen për taksat dhe tarifat e papaguara vendore, si dhe t'i paguajnë ato online.
Taksat dhe tarifat vendore kyesore mbi të cilat bizneset që operojnë në Bashkinë e Tiranës mund të informohen dhe t'i paguajnë ato online, janë të listuara si më poshtë:
- taksa e hotelit;
- taksa e ndërtesës;
- taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore;
- taksa e reklamës;
- taksa e tabelës informuese;
- taksa e tokës bujqësore;
- taksa mbi truallin;
- tarifa e pastrimit;
- tarifa e zënies së hapësirës publike.
Mund të ketë taksa dhe tarifa vendore të tjera përveç atyre të sipërpërmendura, të vendosura nga institucionet e tjera të Bashkisë së Tiranës, ku Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore luan rolin e agjentit, të cilat do të shfaqen në listën e detyrimeve të subjektit.
Baza ligjore:
- Ligji nr. 139/2015, datë 17.12.2015, “Për vetëqeverisjen vendore”;
- Ligji nr. 9920, datë 15.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërise”, i ndryshuar;
- Udhëzim nr. 24, datë 02.09.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligji nr. 9632, datë 30.10.2006,“ Për sistemin e taksave vendore“, i ndryshuar;
- VKB nr. 59, datë 30.12.2015, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 44, datë 30.04.2015, “ Kodi i procedurave administrative”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 10279, datë 20.05.2010, “Për kundërvajtjen administrative”, i ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëm - NUIS (Numri Unik i Identifikimit të Subjektit), i nevojshëm për t'u identifikuar në portal.
Hapat e procedurës - Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Taksat dhe tarifat vendore - Bashkia Tiranë";
- Klikoni butonin "Përdor" dhe do t'ju shfaqet fatura e arkëtimit me të gjitha taksat sipas vitit, emërtimit, shumës dhe numrit të këstit;
- Ju mund të zgjidhni të paguani vlerën (të pjesshme ose të plotë) të pagesës për një taksë;
- Ju mund të zgjidhni të kryeni pagesën përmes portalit e-Albania duke klikuar mbi butonin "Paguaj", ose mund të gjeneroni faturën e arkëtimit me vulë elektronike nga portali e-Albania, ta printoni dhe të paraqiteni në sportel për të kryer pagesën ;
- Në rast se do të kryeni pagesën online, klikoni butonin "Paguaj" dhe konfirmoni pagesën;
- Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë;
- Pasi të jetë kryer me sukses pagesa, mund të gjeneroni mandatin e arkëtimit me vulë elektronike për pagesën e kryer;
- Ju mund të gjeneroni në çdo kohë mandatet e arkëtimeve të kryera nga portali e-Albania tek "Hapësira ime" në seksionin "Dokumentet e mia"
Ju bëjmë me dije se në rast se pagesa kryhet pas orës 16.00, ajo regjistrohet në sistemin e thesarit me datën e ditës në vijim të punës. Gjithashtu, në rast se pagesa kryhet gjatë fundjavës ose gjatë ditëve zyrtare të pushimeve, ajo regjistrohet në sistemin e thesarit me datën e ditës së punës në vijim.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al