LinkButtonLinkButton

Tatim mbi të ardhurat personale të biznesit të vogël

Kontaktet
Tel:  +355 42 276 824
E-mail:  e-tatime@tatime.gov.al
Adresa:  Rruga "Gjin Bue Shpata" Tiranë

Video udhëzuese
Tatim mbi të ardhurat personale të biznesit të vogël
Tatim mbi të ardhurat personale të biznesit të vogël
Shërbimi elektronik "Tatim mbi të ardhurat personale të biznesit të vogël" u mundëson subjekteve tatimpagues të kryejnë online pagesën për tatimin mbi të ardhurat personale të biznesit të vogël. Bazuar në Ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar, detyrimin ligjor për tatimin mbi të ardhurat personale e kanë personat fizikë dhe juridikë, subjekte të taksës vendore mbi biznesin e vogël, që kanë realizuar një qarkullim më të madh se 2 milionë lekë deri në 8 milionë lekë në vit.

Dokumentacioni i nevojshëm
- NUIS (Numri Unik i Identifikimit të Subjektit), i nevojshëm për t'u identifikuar në portal.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin " Tatim mbi të ardhurat personale të biznesit të vogël"; - Klikoni butonin "Përdor" dhe do t'ju shfaqen të gjitha detyrimet sipas periudhave; - Ju mund të zgjidhni të paguani vlerën e pjesshme ose të plotë të detyrimit; - Ju mund të zgjidhni të kryeni pagesën përmes portalit e-Albania duke klikuar mbi butonin "Paguaj" ose mund të gjeneroni urdhër-pagesën nga portali e-Albania; - Në rast se do të kryeni pagesën online, klikoni butonin "Paguaj" dhe konfirmoni pagesën; - Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë; Ju bëjmë me dije se në rast se pagesa kryhet pas orës 16.00, ajo regjistrohet në sistemin e thesarit me datën e ditës në vijim të punës. Gjithashtu, në rast se pagesa kryhet gjatë fundjavës ose gjatë ditëve zyrtare të pushimeve, ajo regjistrohet në sistemin e thesarit me datën e ditës së punës në vijim. Për të vijuar me pagesën online, ju duhet të pranoni këtë kusht duke klikuar mbi checkbox që gjendet në fund të detyrimeve tuaja.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Kostot
Mbi vlerën e tatimit të papaguar dhe/ose kamatvonesave aplikohet dhe komisioni i bankës (duke nisur nga vlera 50 lekë).

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin