LinkButtonLinkButton

Taksat kombëtare

Kontaktet
Tel:  +355 42 276 824
E-mail:  e-tatime@tatime.gov.al
Adresa:  Rruga "Gjin Bue Shpata" Tiranë
Taksat kombëtare
Shërbimi elektronik "Taksat kombëtare" u mundëson subjekteve tatimpaguese të kryejnë online pagesën për taksat kombëtare. Bazuar në Ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar, afati i fundit i pagesës për persona fizikë dhe juridikë, si dhe agjentët e taksave, bëhet për çdo muaj, jo më vonë se 15 ditë nga data 15 e muajit pasardhës.

Dokumentacioni i nevojshëm
- NUIS (Numri Unik i Identifikimit të Subjektit), i nevojshëm për t'u identifikuar në portal.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Taksat kombëtare"; - Klikoni butonin "Përdor" dhe do t'ju shfaqen të gjitha detyrimet sipas periudhave; - Ju mund të zgjidhni të paguani vlerën e pjesshme ose të plotë të detyrimit; - Ju mund të zgjidhni të kryeni pagesën përmes portalit e-Albania duke klikuar mbi butonin "Paguaj" ose mund të gjeneroni urdhër pagesën nga portali e-Albania; - Në rast se do të kryeni pagesën online, klikoni butonin "Paguaj" dhe konfirmoni pagesën; - Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë; Ju bëjmë me dije se në rast se pagesa kryhet pas orës 16.00, ajo regjistrohet në sistemin e thesarit me datën e ditës në vijim të punës. Gjithashtu, në rast se pagesa kryhet gjatë fundjavës ose gjatë ditëve zyrtare të pushimeve, ajo regjistrohet në sistemin e thesarit me datën e ditës së punës në vijim. Për të vijuar me pagesën online, ju duhet të pranoni këtë kusht duke klikuar mbi "checkbox", që gjendet në fund të detyrimeve tuaja.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Kostot
Mbi vlerën e taksës së papaguar dhe/ose kamatvonesave aplikohet dhe komisioni i bankës (duke nisur nga vlera 50 lekë).

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin