LinkButtonLinkButton

Tatim mbi vlerën e shtuar

Kontaktet
Tel:  +355 42 276 824
E-mail:  e-tatime@tatime.gov.al
Adresa:  Rruga "Gjin Bue Shpata" Tiranë
Tatim mbi vlerën e shtuar
Shërbimi elektronik "Tatim mbi vlerën e shtuar" u mundëson subjekteve tatimpagues të kryejnë online pagesën për TVSH-në. Bazuar në Ligjin nr. 92/2014, datë 24.07.2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pagesën e TVSH-së e bën çdo person i tatueshëm, i cili është pagues i TVSH-së. Kjo pagesë, për shumën e TVSH-së së pagueshme, kryhet jo me vonë se data 14 e muajit pasardhës.

Dokumentacioni i nevojshëm
- NUIS (Numri Unik i Identifikimit të Subjektit), i nevojshëm për t'u identifikuar në portal.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Tatim mbi vlerën e shtuar"; - Klikoni butonin "Përdor" dhe do t'ju shfaqen të gjitha detyrimet sipas periudhave; - Ju mund të zgjidhni të paguani vlerën e pjesshme ose të plotë të detyrimit; - Ju mund të zgjidhni të kryeni pagesën përmes portalit e-Albania duke klikuar mbi butonin "Paguaj" ose mund të gjeneroni urdhër-pagesën nga portali e-Albania; - Në rast se do të kryeni pagesën online, klikoni butonin "Paguaj" dhe konfirmoni pagesën; - Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë; Ju bëjmë me dije se në rast se pagesa kryhet pas orës 16.00, ajo regjistrohet në sistemin e thesarit me datën e ditës në vijim të punës. Gjithashtu, në rast se pagesa kryhet gjatë fundjavës ose gjatë ditëve zyrtare të pushimeve, ajo regjistrohet në sistemin e thesarit me datën e ditës së punës në vijim. Për të vijuar me pagesën online, ju duhet të pranoni këtë kusht duke klikuar mbi "checkbox" që gjendet në fund të detyrimeve tuaja.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin