LinkButtonLinkButton

Tatim mbi të ardhurat nga punësimi

Kontaktet
Tel:  +355 42 276 824
E-mail:  e-tatime@tatime.gov.al
Adresa:  Rruga "Gjin Bue Shpata" Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Tatim mbi të ardhurat nga punësimi
Shërbimi elektronik "Tatim mbi të ardhurat nga punësimi" u mundëson subjekteve tatimpagues të kryejnë online pagesën për tatimin mbi të ardhurat nga punësimi. Bazuar në Ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, "Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, afati i fundit i pagesës së tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, bëhet brenda datës 20 të muajit pasardhës.

Dokumentacioni i nevojshëm
Nuk nevojitet dokumentacion shoqërues për këtë shërbim.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Tatim mbi të ardhurat nga punësimi"; - Klikoni butonin "Përdor" dhe do t'ju shfaqen të gjitha detyrimet sipas periudhave; - Ju mund të zgjidhni të paguani vlerën e pjesshme ose të plotë të detyrimit; - Ju mund të zgjidhni të kryeni pagesën përmes portalit e-Albania duke klikuar mbi butonin "Paguaj", ose mund të gjeneroni urdhër pagesën nga portali e-Albania; - Në rast se do të kryeni pagesën online, klikoni butonin "Paguaj" dhe konfirmoni pagesën; - Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë; Ju bëjmë me dije se në rast se pagesa kryhet pas orës 16.00, ajo regjistrohet në sistemin e thesarit me datën e ditës në vijim të punës. Gjithashtu, në rast se pagesa kryhet gjatë fundjavës ose gjatë ditëve zyrtare të pushimeve, ajo regjistrohet në sistemin e thesarit me datën e ditës së punës në vijim. Për të vijuar me pagesën online, ju duhet të pranoni këtë kusht duke klikuar mbi "checkbox" që gjendet në fund të detyrimeve tuaja.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Kostot
Mbi vlerën e tatimit të papaguar dhe/ose kamatvonesave aplikohet dhe komisioni i bankës (duke nisur nga vlera 50 lekë).

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin