Shërbimi elektronik "Tatim fitimi" u mundëson subjekteve tatimpagues të kryejnë online pagesën për tatim-fitimin.
Bazuar në Ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, tatimpaguesi parapaguan në llogarinë e organeve tatimore këstet tremujore të tatimit mbi fitimin:
- brenda datës 30 mars, për muajt janar, shkurt dhe mars;
- brenda datës 30 qershor, për muajt prill, maj dhe qershor;
- brenda datës 30 shtator, për muajt korrik, gusht dhe shtator;
- brenda datës 30 dhjetor, për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor.
Këstet mund të paguhen edhe në baza mujore, jo më vonë se data 15 e çdo muaji.
Dokumentacioni i nevojshëmNuk nevojitet dokumentacion shoqërues për këtë shërbim.Hapat e procedurës - Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Tatim fitimi";
- Klikoni butonin "Përdor" dhe do t'ju shfaqen të gjitha detyrimet sipas periudhave;
- Ju mund të zgjidhni të paguani vlerën e pjesshme ose të plotë të detyrimit;
- Ju mund të zgjidhni të kryeni pagesën përmes portalit e-Albania duke klikuar mbi butonin "Paguaj" ose mund të gjeneroni urdhër-pagesën nga portali e-Albania;
- Në rast se do të kryeni pagesën online, klikoni butonin "Paguaj" dhe konfirmoni pagesën;
- Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë;
Ju bëjmë me dije se në rast se pagesa kryhet pas orës 16.00, ajo regjistrohet në sistemin e thesarit me datën e ditës në vijim të punës. Gjithashtu, në rast se pagesa kryhet gjatë fundjavës ose gjatë ditëve zyrtare të pushimeve, ajo regjistrohet në sistemin e thesarit me datën e ditës së punës në vijim. Për të vijuar me pagesën online, ju duhet të pranoni këtë kusht duke klikuar mbi checkbox që gjendet në fund të detyrimeve tuaja.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
KostotMbi vlerën e tatimit të papaguar dhe/ose kamatvonesave aplikohet dhe komisioni i bankës
(duke nisur nga vlera 50 lekë).Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al