LinkButtonLinkButton

Vërtetim i periudhës së burgut

Kontaktet
Tel:  +355 4 631 5755
E-mail:  info@dpbsh.gov.al
Adresa:  Rruga "Zef Serembe", Tufinë Tiranë
Vërtetim i periudhës së burgut
Shërbimi elektronik "Vërtetim i periudhës së burgut" u vjen në ndihmë shtetasve që të aplikojnë online për t'u pajisur me vërtetim mbi një dënim që kanë kryer, me datat përkatëse të hyrjes dhe të daljes nga burgu. Pas dërgimit të aplikimit, specialisti i kartotekës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, bën shqyrtimin e kërkesës dhe të dokumentacionit shoqërues, nëse ka. Në rastin kur aplikimi është i rregullt, verifikohet kërkesa e shtetasit në regjistrat fizikë përkatës dhe përpilohet vërtetimi i kërkuar. Ky vërtetim, i nënshkruar elektronikisht, i bashkëngjitet përgjigjes e cila i dërgohet shtetasit me e-mail, si dhe tek “Dokumentet e mia”, në seksionin "Hapësira ime", tek e-Albania. Nëse vërtetimi është kërkuar edhe në formatin letër, atëherë aplikanti njoftohet se duhet të paraqitet pranë DPB-së për ta tërhequr atë. Në rastin kur aplikimi nuk është i rregullt, shtetasi njoftohet përsëri nga specialisti i Kartotekës me ane të e-mail për mangësitë e aplikimit.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës - Certifikatë familjare * Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Vërtetim i periudhës së burgut"; - Plotësoni të dhënat e formularit, duke bashkëngjitur dhe dokumentet plotësuese në rast se kërkohen; - Shtypni butonin "Dërgo"; - Sektori Ligjor dhe i Kartotekës bën shqyrtimin e aplikimit dhe të dokumentacionit përkatës; - Nëse aplikimi pranohet, Sektori Ligjor dhe i Kartotekës përpilon vërtetimin, e nënshkruan në mënyrë elektronike dhe e dërgon automatikisht tek hapësira e aplikantit në e-Albania. Ju do të njoftoheni me një e-mail-it se dokumenti është gati, të cilin dhe mund ta gjeni më pas tek “Dokumentet e mia” në seksionin "Hapësira ime" në llogarinë tuaj në e-Albania; - Në rast se e kërkoni dokumentin në hard-copy, dokumenti printohet dhe ju do të njoftoheni me e-mail se vërtetimi juaj është përgatitur dhe mund ta tërhiqni atë pranë Drejtorisë së Përgjithshme e Burgjeve të Shqipërisë.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Vërtetim për periudhën e burgut (AL039004)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin