Shërbimi elektronik "Vërtetim i hyrje-daljes nga burgu (dënimi)" u vjen në ndihmë shtetasve që të aplikojnë online për t'u pajisur me vërtetim mbi një dënim të caktuar që kanë kryer, me datën përkatëse të hyrjes dhe të daljes nga burgu. Pas dërgimit të aplikimit, specialisti i Kartotekës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, bën shqyrtimin e kërkesës dhe të dokumentacionit shoqërues, nëse ka. Në rastin kur aplikimi është i rregullt, verifikohet kërkesa e shtetasit në regjistrat fizikë përkatës dhe përpilohet vërtetimi i kërkuar. Ky vërtetim, i nënshkruar elektronikisht, i bashkëngjitet përgjigjes e cila i dërgohet shtetasit me e-mail, si dhe tek “Dokumentet e mia” në seksionin "Hapësira ime" në e-Albania. Në rastin kur aplikimi nuk është i rregullt, shtetasi njoftohet përsëri nga specialisti i kartotekës me anë të e-mail-it për mangësitë e aplikimit.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës:
- Certifikatë familjare
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës. Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Vërtetim i hyrje-daljes nga burgu (dënimi)";
- Plotësoni të dhënat e formularit, duke bashkëngjitur dhe dokumentet plotësuese në rast se kërkohen;
- Shtypni butonin "Dërgo";
- Sektori Ligjor dhe i Kartotekës bën shqyrtimin e aplikimit dhe të dokumentacionit përkatës;
- Nëse aplikimi pranohet, Sektori Ligjor dhe i Kartotekës përpilon vërtetimin, e nënshkruan në mënyrë elektronike dhe e dërgon automatikisht tek hapësira e aplikantit në e-Albania. Ju do të njoftoheni edhe me anë të e-mail-it se dokumenti është gati, të cilin dhe mund ta gjeni më pas tek “Dokumentet e mia” në seksionin "Hapësira ime" në llogarinë tuaj në e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit5 ditë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al