LinkButtonLinkButton

Marrje Gen-plan (A3/A4)

Kontaktet
Tel:  +355 42 247 447
E-mail:  gjergj.thomai@aqtn.gov.al
Adresa:  Rruga "Sulejman Delvina"(afër Hotel Diplomat),1060 Tiranë

Video udhëzuese
Marrje Gen-plan (A3/A4)
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Marrje Gen-plan (A3/A4)
Nëpërmjet shërbimit "Marrje Gen-plan (A3/A4)", ju mund të merrni online dokumentin teknik arkivor "Gen-plan (A3/A4)", që nevojitet për regjistrim prone, leje ndërtimi, proces gjyqësor, efekt tatimor etj. Baza ligjore: - Ligji Nr. 7726, datë 29.06.1993, "Për Fondin Arkivor Kombëtar dhe për Arkivat" - Ligji Nr. 9154, datë 06.11.2003, "Për Arkivat" - VKM Nr. 377, datë 26.07.1993 - Ligji Nr. 10119 datë, 23.04.2009, "Për Planifikimin e Territorit", i ndryshuar - Urdhër Nr. 36, datë 24.02.2014, "Për miratimin e rregullores së brendshme për organizimin dhe funksionimin të AQTN"

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Dokumenti që tregon vendodhjen në hartë.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania. - Zgjidhni shërbimin "Marrje Gen-plan (A3/A4)". - Klikoni butonin "Përdor". - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e kërkuara. - Dërgoni aplikimin duke klikuar mbi butonin "Apliko". - Ruani numrin e aplikimit të dërguar, me të cilin mund ta kërkoni më pas nëpërmjet butonit "Aplikimet e mia" dhe të gjurmoni në çdo moment statusin e aplikimit tuaj. - Punonjësi i specializuar i AQTN-së njoftohet elektronikisht për ardhjen e aplikimit të ri, ku pasi shqyrton kërkesën, e aprovon ose refuzon atë (nëse kërkesa nuk është e qartë ose nuk disponohet dokumentacioni i kërkuar). - Në çdo rast (refuzimit apo aprovimit të kërkesës), ju mund të gjurmoni statusin e aplikimit tuaj në kolonën "Statusi", pasi të kërkoni aplikimin tuaj nëpërmjet butonit "Aplikimet e mia". - Pas aprovimit të kërkesës, punonjësi i specializuar i AQTN-së faturon shërbimin e kërkuar. - Në këtë moment, ju mund të shikoni detajet e faturës të shërbimit për të cilin po aplikoni, duke kërkuar aplikimin tuaj nëpërmjet opsionit "Aplikimet e mia" dhe duke shtypur më pas butonin "Shfaq". - Zgjidhni mënyrën e pagesës duke shkarkuar mandatin e pagesës me të cilin mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën e tarifës ose për të vijuar me pagesën online duke klikuar butonin “Paguaj”; - Zgjidhni "Paguaj" dhe mund të vijoni me mënyrën e pagesës përmes kanalit bankar. - Në hapat e ardhshëm zgjidhni bankën nga e cila do të bëni pagesën, tek e cila duhet të keni llogarinë tuaj. (Aktualisht është e ndërlidhur Banka Kombëtare Tregtare); - Vijoni me ndjekjen e udhëzimeve deri në finalizimin e urdhërpagesës; - Më pas vijoni me kryerjen e pagesës në aplikacionin bankar të shkarkuar në telefonin tuaj; Urdhërpagesa është e vlefshme për t'u paguar brenda 24h; - Pas marrjes së konfirmimit dhe të pagesës përkatëse nga AQTN-ja, punonjësi i specializuar i AQTN-së përgatit dokumentin e kërkuar dhe dhe ju mund ta shkarkoni atë duke klikuar butonin "Dokumentet" , tek ndërfaqja që ju hapet pasi kërkoni aplikimin tuaj nëpërmjet butonit "Aplikimet e mia" .

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
5 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
3100 lekë të reja për A3; 1650 lekë të reja për A4;

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Dhënie dokumenti teknik-arkivor gen-plan A4 (AL031018)
Dhënie dokumenti teknik-arkivor gen- plan A3 (AL031019)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin