Nëpërmjet shërbimit elektronik "Marrje dosje pronësie", qytetarët mund të marrin online dokumentin teknik arkivor "Dosje pronësie", që nevojitet për regjistrim prone, leje ndërtimi, proces gjyqësor, efekt tatimor, studimor etj.
Baza ligjore:
- Ligji Nr. 7726, datë 29.06.1993, "Për Fondin Arkivor Kombëtar dhe për Arkivat"
- Ligji Nr. 9154, datë 06.11.2003, "Për Arkivat"
- VKM Nr. 377, datë 26.07.1993
- Ligji Nr. 10119 datë, 23.04.2009, "Për Planifikimin e Territorit", i ndryshuar
- Urdhër Nr. 36, datë 24.02.2014, "Për miratimin e rregullores së brendshme për organizimin dhe funksionimin e AQTN"
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Dokument që vërteton lidhjen me emrin e dosjes së pronësisë (si çertifikatë pronësie, prokurë, akt dhurimi etj.)
Hapat e procedurës- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Marrje dosje pronësie"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e kërkuara
- Dërgoni aplikimin duke klikuar mbi butonin "Apliko"
- Ruani numrin e aplikimit të dërguar, me të cilin mund ta kërkoni më pas duke shtypur butonin "Aplikimet e mia" dhe të gjurmoni në çdo moment statusin e aplikimit tuaj
- Punonjësi i specializuar i AQTN-së njoftohet elektronikisht për ardhjen e aplikimit te ri, ku pasi shqyrton kërkesën, e aprovon ose refuzon atë (nëse kërkesa nuk është e qartë ose nuk disponohet dokumentacioni i kërkuar)
- Në çdo rast (refuzimit apo aprovimit të kërkesës), ju mund të gjurmoni statusin e aplikimit tuaj në kolonën "Statusi", pasi të kërkoni aplikimin tuaj nëpërmjet butonit "Aplikimet e mia"
- Pas aprovimit të kërkesës, punonjësi i specializuar i AQTN-së faturon shërbimin e kërkuar
- Në këtë moment, ju mund të shikoni detajet e faturës të shërbimit për të cilin po aplikoni, duke kërkuar aplikimin tuaj nëpërmjet opsionit "Aplikimet e mia" dhe duke shtypur më pas butonin "Shfaq"
- Kryeni më pas online pagesën e shërbimit duke shtypur butonin "Paguaj" dhe duke zgjedhur bankën që ofron këtë shërbim
- Pas marrjes së konfirmimit dhe të pagesës përkatëse nga AQTN, punonjësi i specializuar i AQTN-së përgatit dokumentin e kërkuar dhe dhe ju mund ta shkarkoni atë duke klikuar butonin "Dokumentet" , tek ndërfaqja që ju hapet pasi kërkoni aplikimin tuaj nëpërmjet butonit "Aplikimet e mia".
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitKoha për marrjen e një dokumenti arkivor është 1 ditë pune
Periudha e vlefshmërisëPa afat
Kostot1450 lekë + 270 lekë të reja /për çdo fletë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaDhënie dokumenti teknik-arkivor dosje pronësie (AL031020)